Përparim Spahiu: Të fundit në rajon sa i takon investimeve të huaja në fabrika

910
Sigal

Nga Përparim Spahiu

Të fundit në rajon sa i takon investimeve të huaja në fabrika.

Lajm i pritshëm dhe i paralajmëruar prej kohësh.

E pamundur që dikush të investojë në prodhim me:

Ngarkesa fiskale më të rëndat në rajon

Çmimet më të larta të energjisë

Burrokraci pa fund të administratës

Mungesë totale të ndihmës nga shteti për investitori të rinj

Mungesë absolute të infrastrukturës së tramsportit (rrugor, detar apo hekurrudhor)

Pasojat?

Papunësi, e cila shoqërohet me:

Më pak të ardhura personale

Rënie e konsumit (kjo shoqërohet me rënie edhe të volumeve të fabrikave ekzistiese)

Rritje të stresit dhe problemeve me shëndetin.

Rritje të krimimalitetit.

Rritje të rasteve të divorcit.

Rënie e aftësisë profesionale.

Ulje e të ardhurave në buxhet.

Rritje ekonomike nën mundësitë reale që ka vendi.

Fakte që i shohim çdo ditë të ndodhin….!!!!