Përkujtohet babai i “Epopesë së Ballit Kombëtar”, Shefqet Musaraj

    1677
    Sigal

    (27 prill 1914- 27 prill 2014)

    Dje në ambientet e Akademisë së Shkencave, u përkujtua 100-vjetori i lindjes së shkrimtarit dhe publicistit të mirënjohur Shefqet Musaraj. Ky takim u organizua nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe shtëpia botuese “Toena”. Në këtë takim merrnin pjesë shkrimtarë, poetë, akademikë, profesorë të letërsisë, pjesëtarë të familjes, miq dhe të afërm të shkrimtarit. Të gjithë pjesëmarrësit sollën kujtimet e tyre nga jeta me këtë shkrimtar të veçantë. Në fjalën e saj Presidentja e shtëpisë botuese “Toena”, përcolli gjithë veprimtarinë e tij artistike, por u ndal më gjatë në botimin e ri të kësaj shtëpie botuese, e cila përmban pjesë të zgjedhura të krijimtarisë së Musarajt, një botim special enkas për këtë 100-vjetor të ditës së lindjes.  “Jam shok me ty” titullohet libri i ri me krijime të pabotuara më parë si libër, por të mbledhura nga botimet në shtypin e përditshëm. të familjes (ndër publicistikën më të mirë të tij).

    Akademik Rexhep Qose

    Shefqet Musarain e kam takuar në vitin 1978. Kisha shkruar për ‘të, pa e takuar. Por unë kisha shkruar për ‘të pasi kisha lexuar veprat e tij. Isha kurioz ta njihja nga afër. Kur erdha në Tiranë këtë vit (1978), e kërkova. Më thanë se e gjen tek hotel “Dajti”në një dhomë të vogël, ku aty shkruan vazhdimisht. Hyra tek hoteli, bëra disa metra djathtas dhe në një kthinë gjeta Shefqet Musarain. Ishte një takim i ngrohtë dhe shumë miqësor. U gëzua për shkrimin që kisha bërë për veprat e tij.

    Profesor, Bardhosh Gaçe

    Me emrin e Shefqet Musarait më lidhin shumë kujtime. Ai ishte mbi të gjitha një njeri i dashur, tipik me karakteristikat e një labi të vërtetë. E lexoja me shumë vëmendje dhe dashuri krijimtarinë e tij. Krijimtaria që lidhet me Luftën Nacional-Çlirimtare, është periudha më e bukur e krijimtarisë së tij. Në bisedat me të mësoje shumë gjëra, por mbi të gjitha mësoje si të dojë njeriun, jetën, atdheun dhe respektin e vërtetë njerëzor.

    “Profesor, Razi Brahimi

    Kur flasim për Shefqet Musarain duhet të kemi parasysh një shkrimtar dhe publicist, i cili u kalit dhe u formua në Luftën Nacional-Çlirimtare. N.q.s do shikojmë veprat e tij, ato kanë arrirë vlerësimin më të lartë pikërisht në këtë periudhë. Ai ishte një njohës i mirë i kësaj periudhe dhe veprat më të mira i ka me këtë temë. Mund të them se Shefqet Musaraj ishte dhe një publicist, i cili shkruante në mënyrë korrekte dhe me përgjegjësi.

    Roland Qafoku-gazetar

    Përpara se të them se ishte një shkrimtar i mirë, më duhet të pohoj se Shefqet Musarai ishte një gazetar i mirë. Publicistika e tij gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare ishte ndër më të mirat. Ai ishte një gazetar korrekt, ashtu siç kanë qenë gazetar dhe shumë shkrimtarë të mëdhenj si Ismail Kadare apo Dritëro Agolli. Unë mund të them se ishte Shefqet Musarai ai që ka filluar të shkruajë në mënyrë korrekte për Luftën e lavdishme Nacional-Çlirimtare.

    “Epopeja e Ballit Kombëtar”

    Poema satirike “Epopeja e Ballit Kombëtar” (1944) e Shefqet Musarajt është krijimi më i shquar i asaj.

    U mbyt gjemia
    Me federalë.
    “ – Vraponi burra,
    Kush mund të dalë!

    Pacet fashizmit
    E Vinceremos
    Se iku koha
    E Babaqemos.

    Pa me fashizmin
    Glorian romane
    Vate dhe çorba
    Musoliniane…

    Ç’e ndreq me popullin
    që s’di ç’kërkon!
    Do kthyer fleta
    Sa s’është vonë!

    Pa dy – tri pushkë
    Dhe ne armiqve
    Addio bello
    Pronë e çifliqe!

    Do na mbulojnë
    Plehrat e tokës,
    Do ngrihen këmbët
    T’i bien kokës.

    Do dalë djalli
    Nga fundi i dheut
    Do ngrihet bujku
    T’i thotë beut:

    – Ç’bëje zotrote
    Bej efendi,
    Kur unë luftoja
    Për Shqipëri? –

    Pa do na nxjerr
    Kushedi ç’deftere
    Zjarri i xhehenemit
    Mbi ne do bjerë…!

    Prandaj o burra!
    Dhe ne në çetë.
    Atdhenë e lirë
    Ta bëjmë vetë.

    T’i kthejmë krahët
    mikut që patmë,
    t’i marrëm xhanë,
    se ndryshe vamë…!”

    Pa kur t’i shohësh
    Dervenë – dervenë
    Në vend të pushkëve
    Gota dhe enë.

    Jaka të ngrira,
    Bastun, ombrella,
    Pantofla, guante,
    Pizham, kapella.

    Të gjithë të pushkës,
    Të gjithë të malit…
    Tani që i ranë
    Patkonjtë kalit.

    Na ngordhi kali
    I ranë thonjtë
    Ç’po vrapon balli
    T’i heqë patkonjtë.

    “Na zien në deje
    Gjak shqiptari,
    S’durojmë kurrë
    Zgjedhë barbari!

    Do bëjmë luftë
    De more de.
    Si lum ti popull
    Mezi na ke!”

    Pa nis dollia
    Theren kurbanët
    Varda rakia
    “Poshtë italianët!”

    “Do bëjmë luftë
    Do tundim malet”
    Dhe fshati qeshet
    Dhe bota tallet

    Dhe vendi pyet
    “Ç’vapor i solli?
    Ku ish gjer dje
    Kjo farë sokoli?!

    Ç’thua ti Daj Ceno?”
    “ – S’di gja o vlla
    Me bahen janë bullica
    Në tevdil hava…”

    “Do bëjmë luftë
    Me armiq barbarë,
    S’keni ku futeni,
    Dridhuni tradhtarë!”

    “Kush janë tradhtarët?”
    “Shohim e bëjmë,
    Të marrim frenat
    Pastaj e gjejmë…”

    “E bënë luftën
    Me pula strena,
    Tash dun dhe frena…”
    – Gjëmon Daj Cena

    “-Dynjanë sulltanë
    E ndërruan këta horra
    Dhe një herë dajakun
    S’e lëshuan nga dora.

    Tash tek ne vrapin
    Si qentë për petulla,
    Me na heq sytë,
    me na vu vetulla…

    Po kush s’i njef se..!
    Nji ku ua thot daja
    Me kësi horrllëqesh
    Është ngope dynjaja!”

    Pëllëmbë e gjak
    Andej matanë.
    Luftojnë e s’tuten
    Bijtë partizanë.

    As bukë,as ujë,
    As leckë veshur.
    Këpucët shqyer.
    Po armët ngjeshur.

    Nga lufta kthehen
    Shkëmbinjsh dëbojë
    me gaz në buzë,
    me këngë në gojë.

    Box

    Shefqet Musaraj i takon brezit të shkrimtarëve shqiptarë, të cilët veprimtarinë letrare e kanë filluar diku përpara Luftës së II  Botërore, kurse si krijues të dalluar janë afirmuar në vitet pas saj. Për ndryshim prej një numri letrarësh tanë – si, për shembull, Sterjo SpassesDhimitër ShuteriqitVedat KokonësEsad MekulitFatmir GjatësLlazar Siliqit, e ndonjë tjetri – që janë bërë të njohur menjëherë në dhjetëvjetëshin e parë të pasçlirimit prej okupacionit fashist, Shefqet Musaraj është afirmuar plotësisht dhe ka dhënë masën e duhur të talentit të vet aty rreth viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, kur ka botuar tregimin Isha unë Çobo Rrapushi, e sidomos rreth vitit gjashtëdhjetë e pesë, kur ka botuar romanin e tij të gjatë Para agimit. Përpara këtij romani voluminoz, me të cilin pothuaj ka sintetizuar punën e vet letrare, që shquhej me fragmentaritete, Shefqet Musaraj ka botuar edhe poemthin “Epopeja e Ballit Kombëtar” më 1944, poemthin tjetër satirik “Do bëhen zgjedhjet” më 1948, përmbledhjen e pjesëve humoristike Të shkruara – të paharruara më 1957, prej të cilave një pjesë e dukshme janë publikuar gjatë okupacionit në revistën ilegale “Kushtrimi i lirisë, kurse më 1967 i është ribotuar tregimi “Isha unë Çobo Rrapushi” me të cilin, në të njëjtën përmbledhje, ka dalë edhe tregimi më i gjatë i tij Llaz Qesarati. Përpos këtyre prozave dhe poezive Musaraj ka shkruar dhe botuar reportazhin nga lufta partizane “Shteg më shteg me partizanët e Divizionit të I sulmues”, mandej reportazhe dhe skica nga vizitat që u ka bërë Bashkimit Sovjetik dhe Rumanisë si dhe një numër vjershash që i janë futur edhe në antologjitë e ndryshme, si në analogjinë “Simfoni për atdheun”, e në ndonjë tjetër. Musaraj, gjithashtu, është njëri prej shkrimtarëve shqiptarë që ka provuar të shkruajë ndonjëherë edhe për çështje të ndryshme letrare, në të cilat ka shprehur mendimet e tij rreth problemeve më të rëndësishme të letërsisë së sotme shqipe, duke shkoqitur me gjuhën diskursive pikëpamjet që janë shprehur praktikisht në prozat dhe poezitë e tij. Kjo tregon sem Musaraj, edhe pse nuk është treguar aq i frytshëm, prapë, si dhe shumica e shkrimtarëve të tjerë shqiptarë të kohës së tij, ka provuar format e ndryshme të shprehjes letrare: vjershën, poemën, tregimin, novelën, romanin, esenë, e të tjera.

    Tituj të veprave

    • “Epopeja e Ballit Kombëtar”- poemth, 1944
    • “Do bëhen zgjedhjet” – poemth satirik, 1948
    • “Të shkruara – të paharruara”- humoreska, 1957
    • “Isha unë Çobo Rrapushi” – tregim, ribotim 1967
    • “Shteg më shteg me partizanët e Divizionit të I sulmues” – reportazh
    • “Simfoni për atdheun” – antologji