Përjetime në përcjelljen e një njeriu të mirë!

    440
    Pavarësisht drithërimave dhe përjetimit të keq që shkakton vdekja në imazhin e saj, përsëri brenda perimetrit të këtij procesi gjallon jeta, starti që vetë të jep për një rrugënisje të re edhe më të fuqishme në arritjen e synimeve që duhet t’i përmbushësh për së gjalli, sepse një ditë… fillon drithërima… perëndia e ka shfaqur vetveten tek krijesat e tij dhe të Zotit jemi dhe tek Zoti do të shkojmë, por me të vërtetën përsipër se sa e kemi përmbushur misionin tonë në jetë. Shumë postulate, fjalë të urta, proverba, ndodhi, ngjarje, përgojime, vlerësime, sherre e shumë e shumë… ka për një ceremoni vdekjeje. Dikush thotë se jeta është një rrugëtim nga marteniteti tek varrezat, të tjerë një ëndërr që e lexojnë të tjerë kur largohesh nga kjo botë dhe mes tyre lundron postulati se, një komuniteti shikoji varrezat dhe vlerësoi kulturën. Një jetë njeriu që mbyllet, por pas ka lënë një histori, një jetë me ngjarje e veprimtari (pavarësisht ngjyrave), ka lënë kryeveprën-pasardhësin: Këtu fillon nderimi dhe respekti tek vetja jote, si pasardhës i një njeriu, që iku dhe pret aty në amëshim mes shtratit qiellor të aromave të perëndisë. Por në shoqërinë e sotme shtrohet edhe pyetja: se a i kanë të gjithë këto kushte për të nderuar atë që largohet nga jeta? Natyrisht, që jo. Dhe ky është edhe qëllimi i këtij shkrimi, përtej perdes së reklamës. Qendra funerale “Bebri” e Sarandës, si askush në Shqipëri, me një investim kolosal e të lakmueshëm, përtej shërbimit funeral, ka diçka të veçantë: Dhomën funerale falas për pritjen e ngushëllimeve me dhoma për burra e gra ditën e fatkeqësisë, me një shërbim që nuk e gjen, nga cilësia as në lokalet luksoze të qytetit. Shumë familje nuk munden të presin njerëzit ditën e fatkeqësisë nga kushtet që kanë dhe ky shërbim falas u jep krenarinë, largon disi dhimbjen dhe i bën të ndjehen mirë mes fatkeqësisë, si të barabartë në shoqëri, por edhe me një etiketë të nderuar. Shërbimet e tjera, natyrisht, janë brenda llogarive, por nata e fatkeqësisë është falas. Këto rreshta i shkrova, se u ndodha në fatkeqësinë e një mikut tim, që humbi babain, aktualisht jeton në një barangë dhe bujtësit e shumtë për ngushëllim dhe përcjellje të të larguarit nga jeta ishin të shumtë. Shtëpia funerale ia largoi këtë stres. Njerëz të rrallë si Myrtazai, meritojnë falënderime dhe mund t’i themi edhe mes fotografive. 
    Agron MEMA
    Sigal