Përfshihet nga flakët godina në Shkozet, zjarrfikësja në vendngjarje

33
Sigal

Një godinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Shkozet, Durrës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat kane bërë të mundur neutralizimin e flakëve, duke shmangur rrezikun e përhapjes në godinat përreth.

Zjarri ka rënë te magazinat e ish NSHN-së, në një ambient që i përket një kompanie kamionësh.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.