Pensionet kalojnë në bankë, Klosi: Shmangim rradhët e gjata në zyrat postare

    372
    Gjatë një takimi me drejtuesit e të gjitha bankave të nivelit të dytë në vend, Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi lajmëroi se të gjitha pagat e pensioneve për pensionistët në mbarë vendin do të kalojnë në banka, kjo për të evituar sorollatjen në zyrat postare të mijëra pensionistëve. Ministri Klosi qetësoi gjithë ata që janë komod me tërheqjen e pensionit në zyrat postare, se kjo nismë nuk do të detyrojë askënd të tërheq pensionin në banka dhe anasjelltas. Një pensionisti nuk do ti duhet më të presë në rradhë për orë të tëra për të tërhequr pensionin pranë zyrës postare. Kjo pasi sipas Ministrit Klosi të gjitha pagat e pensioneve për pensionistët në mbarë vendin së shpejti do të kalojnë në banka për të evituar kështu sorollatjen në zyrat postare të mijëra pensionistëve.

    Klosi: Ne nuk mund të pranojmë që sistemi bankar ka sot vetëm 3.4% të të gjthë numrit të pensionistëve të vendit tonë. Janë 620 mijë sot që përfitojnë nga skema e pensioneve, në masën e tyre më të madhe janë në zonën urbane që ka sistemin bankar në çdo lagje të qytetit. Një numër i konsiderueshëm i tyre është dhe në emigracion. Gjatë një takimi që pati me drejtuesit e të gjitha bankave të nivelit të dytë në vend, Ministri i Mirëqënies, Blendi Klosi, theksoi se kjo nismë lejon që qytetarët të zgjedhin nëse duan ta tërheqin në bankë pensionin apo në zyrat e postës.

    Klosi: Duhet të kemi të qartë që ky sistem përsëri do jetë vullnetar, ku çdo pensionisti do t’i ofrohet me vullnetarizëm, që nëse do të kalojë në bankë, të shkojë në bankë, por nëse do dojë të qëndrojë me postën, mund të jetë dhe ky një opsion. Në përmbushje të këtij objektivi, Ministri Klosi kërkoi prej përfaqësuesve të bankave të përfundojnë brenda vitit marrëveshjet e dakordësuara me ISSH, të rritin publicitetin në bazë territori, në mënyrë që të nxisin pensionistët të hapin llogarinë bankare për pagesën e pensionit.
    Sigal