PD dhe Ministria e Shëndetësisë reagime të ndërsjellta për ilaçet

    428
    Sigal

    Partia Demokratike dhe Ministria e Shëndetësisë kanë replikuar në distancë për barnat në spitale. PD I kërkoi ministrit të shëndetësisë të japë shpjegime mbi përdorimin e barnave të falsifikuar në spitalet tona. Këto deklarata u cilësuan nga Ministria e Shëndetësisë akuza të ulëta politike të opozitës, për të cilat ministria I kërkoi prokurorisë të nisë hetimet.

    Më poshtë deklarata e plote e Partise Demokratike

    Prej një jave të gjithë jemi bërë dëshmitarë, se si Ministri i Shëndetësisë refuzon të përgjigjet për një shqetësim të mprehtë publik, mbetjet spitalore.

    Pamjet shokuese që sjell televizioni, duhet të kishin vënë në alarm Ministrin e Shëndetësisë. Kjo situatë dramatike në spitale, një burim potencial sëmundjesh, janë detyra e kësaj Ministrie, kanë të bëjnë me menaxhimin, me arsyen pse ekziston kjo Ministri. Por ministri hesht, refuzon të përgjigjet, sigurisht me arrogancën tipike tashmë, si të kolegeve dhe shefit të tij, cka është kthyer në tiparin kryesor për ekzekutivin.

    Ministri hesht edhe për ndarjen nga jeta të një gruaje, dhe kur kjo ndodh pas denoncimit që bëri bashkëshorti i saj, në lidhje me përdorimin e ilaceve false.

    Shëndetësia e Edi Ramës është sot nën akuzën më të rëndë që ka qënë ndonjëherë shëndetësia në historinë e vendit tonë, për përdorim të ilaceve false, cka dëmtojnë jetën e qytetarëve, vetëm për interesa klienteliste farmaceutike, dhe Ministri sërish hesht.

    Po cfarë duhet të ndodhë në spitalet tona, me shëndetësinë tonë, që Ilir Beqja të hapë gojën, që të japë llogari, të përgjigjet për detyrën publike që ka.

    Qytetarët kanë humbur besimin tek shëndetësia e tek ministri i saj. Erdhën me premtimin se do ta bënin shëndetësinë parajsë dhe falas, dhe sot po dështojnë në cdo drejtim, po u rrezikojnë jetën qytetarëve, dhe janë zhytur në një korrupsion e abuzim financiar me klientelën gjakpirëse pranë Edi Ramës.

    Dhe kur e gjitha kjo po ndodh para syve të të gjithë shqiptarëve, Ministri ka vetëm një prioritet. Testimin e mjekëve. Pra nisjen e gjuetisë së shtrigave, kapjen deri në fund të shëndetësisë sipas interesave të tij dhe të kryeministrit.

    Partia demokratike I ka kërkuar ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj të japë shpjegime për situatën në spitalet tona. Sipas deputetit Roland Keta shëndetësia është kthyer në një shqetësim të prehtë publik, pasi sipas tij, ministri hesht edhe për ndarjen nga jeta të një gruaje, pas denoncimit që bëri bashkëshorti i saj, në për përdorimin e ilaçeve false.

    I menjëhershëm ishte reagimi I Ministrisë së Shëndetësisë për këtë çështje që hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga demokratët. Në deklaratën e shpërndarë për mediet thuhet se akuzat e Partisë Demokratike për barna të falsifikuara në spitale meritojnë reagimin e menjëhershëm të Prokurorit të Përgjithshëm.

    Sipas ministrisë së shëndetësisë kjo akuzë e fabrikuar në vazhdën e politikës së llojit më të ulët synon hapur përhapjen e panikut tek qytetarët në nevojë për shërbim spitalor. Akuzat politike ngjan me akuzat e turpshme që synojnë të fajësojnë Ministrin e Punëve të Brendshme si shkaktar për sulmin terrorist ndaj familjes së tij. Kantieri për Rilindjen e Shëndetësisë është në punë, dhe puna për ta rilindur shëndetësinë.

    Me poshte njoftimi i shperndare per mediat nga Ministria e Shendetesise

    Akuzat e Partisë Demokratike për barna të falsifikuara në spitale meritojnë reagimin e menjëhershëm të Prokurorit të Përgjithshëm.

    Kjo akuzë e fabrikuar në vazhdën e politikës së llojit më të ulët synon hapur përhapjen e panikut tek qytetarët në nevojë për shërbim spitalor.

    Po ashtu, kjo akuzë e ilustruar me një shembull absolutisht të qartë dhe aspak të lidhur me ndonjë falsifikim bari, ngjan si dy pika uji me akuzat e turpshme që synojnë të fajësojnë Ministrin e Punëve të Brendshme si shkaktar për sulmin terrorist ndaj familjes së tij.

    Kantieri për Rilindjen e Shëndetësisë është në punë, dhe puna për ta rilindur shëndetësinë është ende e gjatë, plotë mundime e sakrifica.

    Por, me vetëdijen e plotë për faktin se kemi ende shumë për të bërë në shëndetësi, ne kthejmë mbrapsht me neveri këtë akuzë çnjerëzore.

    Dhe përsërisim apelin për Prokurorinë që të nisë menjëherë hetimin për të nxjerrë ligjërisht të vërtetën e kësaj historie të përsëritur loje politike me ngjarje dramatike, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me objektet e akuzave të fabrikuara në shtëpinë e vjetër të oficerëve në Tiranë.