Partizan Myftari/ Mjegulla të bëhet dritë…

    350
    Sigal

    Ti je i lumtur

    duke parë
    sqepit të buzëve
    të varet
    premtimi
    i një endrre…
    Shefi yt,
    në çarkun e turbullt,
    pret
    të kullojnë
    ujrat
    e kënetave….
    Gjoli i trurit,
    në mjegullën gri,
    shtron
    vezë të reja
    dhe shtyn varkën
    me lopata
    të vjetra
    kurthesh…
    Gjuhë të plakura,
    të zgjatura,…
    ku lidhen
    varka
    të humbura…
    Moli i kënetës
    mbushur
    në stinën
    e tij….

    Romë, mbrëmje tetori 16 2013