Nuk ndalen zjarret në Greqi, evakuohen banorët e një fshati

561
Sigal

Telashet me zjarret nuk kanë të mbaruar në Greqi!

Pasditen e sotme në një zonë pyjore të fshatit Dafniotissa, në Amaliada Ilias të Greqisë ka shpërthyer një zjarr. Banorët e janë evakuuar, pasi zjarri ndodhet pranë banesave.

Mediat greke raportojnë se në vend kanë shkuar rreth 30 automjete me 90 zjarfikës, të cilët po luftojnë me flakët.

Po ashtu në ndihmë për të shuar flakët është edhe një avion dhe një helikopter.

Prej gati një muaj shteti fqinj po përballët me zjarre të mëdha. Pak javë më parë në zonën e Matit në Athinë 97 persona humbën jetën nga zjarri.