Nuk ndalen çudirat shqiptare/ Më 28 nëntor Erdogan u shpall qytetar nderi, kryebashkiakja: Tani ke detyrimin…

375
Sigal

Në ditën e përvjetorit të pavarësisë, më 28 nëntor të 2021, këshilli bashkiak i Kurbinit ka marrë vendimin për të shpallur “Qytetar nderi”, presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Përveç faktit se presidenti Erdogan vjen për vizitë në ditën e përvjetorit të 554-vjetorit të ndarjes nga jeta të heroit kombëtar, Skënderbeu, më 17 janar, ai është dekoruar edhe në ditën e pavarësisë, të shkëputjes nga Turqia, pas kuvendit të Vlorës më 28 nëntor 1912. Pikërisht në ditën e 109-vjetorit të Pavarësisë të shkëputjes nga Perandoria Osmane.

Kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara u shpreh pas dhënies së këtij titullit e tashmë me kthimin e Erdogan si “Qytetar nderi” ka një tjetër detyrim që të kujdes sa më shumë për kurbinasit.

“Këshilli bashkiak më datën 28.122021, akordin titullin më të lartë të një bashkie, “Qytetar nderi “i Kurbinit. Me motivacioni: Për solidaritetin e ndihmën në ditët më të vështira për Kurbinin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në procesin e rindërtimit. Faleminderit zoti President. Gjatë një takimi të shkurtër ju thashë zoti president se tashmë je qytetar nderi i Kurbinit, dhe detyrimet ndaj Kurbinit i ka njësoj si të gjithë ne”, u shpreh kryebashkiakja, ndërsa Rama duartrokiti tejet i qeshur për këtë batutë të fundit.