Nora Malaj: Zonja Biden dhe diskriminimi moshor

355
Sigal

Kandidatja për deputete e LSI në Qarkun e Tiranës, Nora Malaj, pasditen e djeshme ishte e ftuar në një emision televiziv ku foli dhe për rolin e gruas në shoqeri.

“Tashmë diskriminim e kam hasur këto ditë shumë në mediat sociale dhe me zonjat që kandidojnë në Shqipëri, në Parti të ndryshme, duke përdorur gjuhën diskriminuese për nga mosha dhe nga luku i tyre.  Është e dhimbshme të mendojmë që sot bota e gjitha nuk merret me mesazhin, por me paraqitjen e tyre dhe me komente që janë fyese për paraqitjen e tyre.”,- shprehet Malaj në një postim të sajin të shpërndarë në rrjetet sociale, ku tregon dhe detaje nga zhvillimi i emisionit.

Postimi i saj i plotë: 

Zonja Biden dhe “age discrimination” (diskriminimi moshor)

E gjithe bota këto ditë po ndeshet me faktin e diskutimit të getave me rrjetë të zonjes se Parë Biden! Të gjithë u peshkuan ne “rrjetën” e getave dhe harruan që u përballen me nje fenomen që sot në botë quhet diskriminim moshorë! Kjo ishte dhe tematika që u trajtua dje tek emisioni i Bietës, Ftese në 5, në Top Channel!
Tashmë diskriminim e kam hasur këto ditë shumë në mediat sociale dhe me zonjat që kandidojnë në Shqipëri, në Parti të ndryshme, duke përdorur gjuhën diskriminuese për nga mosha dhe nga luku i tyre.
Është e dhimbshme të mendojmë që sot bota e gjitha nuk merret me mesazhin, por me paraqitjen e tyre dhe me komente që janë fyese për paraqitjen e tyre.
Askush nuk mendon se zonja e Parë nepermjet veshjes se saj trandy, i bëri nje apel të fortë njerëzimit, duke dhenë mesazhin e qartë se mosha nuk është baromentër apo elementë kufizues, pasi në çdo moshë mund ta jetosh jetën, duke treguar klasë, sharm dhe elegancë
Bravo Zonja Biden, që thyen tabutë dhe tregon se rregullat respektohen por nuk duhet të kthehen në kamxhik për të fshikulluar këdo që guxon të “ thyej” rregullat e vendosura të protokollit por që nganjeherë edhe mund të mos përdoren!
Mesazhi social i zonjës Biden, Zonjës së Parë ishte i qartë “Të luftojmë diskriminimin moshor , duke treguar elegancë dhe avangardë në veshje”.
Kjo është ajo që duhet të jetë lajmotiv edhe te ne për të mos fyer zonjat në moshë,që janë pjesë e garës elektorale nga të gjitha partitë, për paraqitjen e tyre apo për moshën që ato kanë!
Le ta marrin këtë mesazh të gjitha gratë dhe vajza që kërkojnë që të zhvillohet e emancipohet
Të gjitha duhet të behemi bashkë dhe të ndalojmë keto qasje seksiste
Se gratë bëjnë ndryshimin
#votonr8noramalaj
#votonr6lsi
#ShqiperiaShtepiaJuaj