Një ngjarje humane në Poliklinikën 9!

    381
    Unë që po ju shkruaj, jam një pensionist që banoj tek “Rruga e Kavajës”. Sado që Ministria e Shëndetësisë na ka shpallur si të “pavlefshëm”(merr në kujdes shëndetësor vetëm personat që janë deri në 65- vjeç). Ja që, për arsye që nuk varen nga ministria, sado që kam në pension që nga viti 2000, ende jetoj. Për arsye moshe, u drejtohem qendrave shëndetësore dhe, pse u bëra dëshmitar i një akti me të vërtetë shumë njerëzor tek Poliklinika 9, ndaj dhe po ju shkruaj. Ky akt me të vërtetë model dhe shëmbull nga dy punonjëse të kësaj poliklinike më rri parasysh dhe nuk do ishte e ndershme që mos shkruaja për to.
    Ishte ora 19 e datës 25 maj. Tek u rrëfeva tek recepesionistja, Lina Kola, ndjeva një rënkim. Një adoleshent, gjysëmalivan, kërkonte ndihmë:- Më kanë qëlluar me thikë… dhe tregoi me dorë bllanën e gjakut mbi këmishë. Lina Kola thirri për ndihmë infermieren Valbona Gazheli (me sa mora vesh: kirurg nuk kishye, se i vjetri kish dalë në pension dhe ende nuk qe zëvendësuar). Ato i shkuan në ndihmë fatkeqit të plagosur dhe kur panë që kish nevojë për kirurg, nuk vonuan, por me paratë e tyre (ta lexojnë mirë të gjithë ata që vetëm baltosin bluzat e bardha), zunë një taksi. Lina Kola e veshur me bluzën e bardhë e shoqëroi adoleshentin e plagosur deri në Spitalin Ushtarak. Atje e futën në sallën e operacionit dhe vërejtën se thika i kishte prekur dhe veshkën. Pasojat e “post operacionit” të atij djaloshit adoleshent që e plagosën me thikë, i mora vesh vetëm një ditë më pas. Dhe këtë akt e mësove krejt rastësisht. 
    Punonjëset zemërbardha Lina Kola dhe Valbona Gazheli
    Po tek shkruaj këto radhë, nuk kam se si mos lakoj dhe vlerësoj lart këto dy punonjëse kaq shembullore që quhen Lina Kola dhe Valbona Gazheli. Jo vetëm i dhanë ndihmën e parë të domsodoshme, por si dy nëna të mira, i “shkundën xhepat e tyre”, për të shpëtuar jetën e një të riu. Ai, një djalë adoleshenti, Ernest Jaupllari, veç tjerash, kurrë nuk duhet të harrojë se jetën e dytë e ka nga këto të dyja punonjëse zemërbardhë të kësaj poliklinike. Bluzat e bardha që mbajnë veshur, tashmë më duken dhe më të bardha. Dhe në gjykimin tim (ma merr mendja, si unë gjykojnë shumë), ky është testi më i bukur në punën e personelit shëndetësor. Ministri dhe kabineti i tij, duhet të dinë një gjë mirë: provimin personeli shëndetësor e ka me pacientët. Nëse pacientët i vlerësojnë, kjo është nota më e bukur që marrin mbi gjithë testet që, pa shërbimin e mirë ndaj pacientëve, shumëzohen me zero. Dhe në vështrimin tim, Lina Kola dhe Valbona Gazheli, meritojnë jo vetëm shumë mirë, por akti i tyre duhet të jetë si një “leskion” ku secili të nxjerrë mësime.
    Sigal