Nisin në 22 janar regjistrimet për fëmijët shqiptarë të emigrantëve

    349
    Nisin regjistrimet online në shkollat shtetërore për klasën e parë të fillores (elementari), të ciklit të dytë të tetëvjeçares (medie) dhe për vitin e parë të shkollave të mesme (superiori) për vitin e shkollor 2016-2017. E njëjta gjë vlen edhe për kurset e formimit dhe shkollimit të qendrave krahinore të formimit profesional. Edhe këtë vit, për këto shkolla, gjithçka bëhet përmes portalit të internetit të ministrisë së Arsimit, në adresën https://iscrizioni.pubblica.istruzione.it. për shkollat private, regjistrimi online është fakultativ, ndërsa për kopshtet (scuola materna) regjistrimi vazhdon të bëhet me kërkesa në letër. 
    Regjsitrimi online
    Prindërit mund të regjistrohen online në portalin e ministrisë, një hap ky që do t’u mundësojë të kenë një emër përdoruesi dhe fjalëkalim. Por për të përpiluar kërkesën e regjistrimit do të kenë kohë nga ora 8.00 e 22 janar 2016 deri në orën 20.00 të 22 shkurtit. E rëndësishme është që të bëhet brenda kësaj periudhe. Kush nuk i ka akoma të qarta idetë se në ç’shkollë dëshiron të regjistrojë fëmijët mund të lidhet me portalin “Scuola in chiaro” në adresën www.cercalatuascuola.istruzione.it. Duke shënuar komunën e rezidencës mund të shohë listën e të gjitha shkollave, hartën me shpërndarjen e tyre në territor dhe karakteristikat e çdo institute, nga oraret te oferta didaktike. Imigrantët e rregullt mund të bëjnë regjistrimin online në https://www.iscrizioni.pubblica.istruzione.it, njësoj si italianët. Nëse bijtë e tyre nuk kanë akoma një kod fiskal, për shembull sepse sapo kanë mbërritur në Itali me bashkim familjar, sistemi u lejon të gjenerojnë një kod të përkohshëm e të kryejnë procedurën e regjistrimit. Ndryshon puna për prindërit që nuk kanë leje qëndrimi. Edhe pse me qëndrim të parregullt në Itali duhet, sidoqoftë, të çojnë bijtë në shkollë, por në vend të regjistrimit online duhet të shkojnë personalisht në sekretarinë e institutit të zgjedhur, pa pasur frikën e paditjes pranë forcave të rendit. 
    Sigal

    Reforma e shtetësisë për brezat e dytë, rinis diskutimi në Senat

    Me rifillimin e punimeve të Senatit ka rinisur rrugëtimin parlamentar edhe reforma e shtetësisë për bijtë e imigrantëve. Rregullat e reja për t’u bërë italianë janë sërish në rend të ditës në Komisionin për Çështjet Kushtetuese, që po shqyrton tekstin e miratuar tetorin e shkuar në Dhomën e Deputetëve, që bashkon parimin ius soli (e drejta e shtetësisë sipas vendit të lindjes) me atë ius culturae (njohja e shtetësisë bazuar mbi formimin kulturor). Sipas këtij teksti, do t’u jepet shtetësia italiane të lindurve në Itali nga të huaj me kartë qëndrimi dhe atyre që, të lindur apo të ardhur në Itali para se të mbushin 12 vjeç, ndjekin të paktën një cikël shkollor për të paktën pesë vjet. Në Komision po bëhet akoma diskutimi në linja të përgjithshme, pas të cilit do të kalohet në prezantimin e votimin e amendamenteve. Senatori PD Giorgio Pagliari e quajti tekstin “të ekuilibruar” dhe që “lehtëson integrimin e të miturve”, diskutimi i të cilit duhet duhet të bëhet “krejtësisht i ndarë nga çdo konsideratë mbi pritjen e azilkërkuesve”. Ndërsa Bartolomeo Amidei dhe Stefano Bertaccio të Forza Italia kritikuan tekstin duke u justifikuar me “flukset aktuale të larta të migrantëve”, konfirmuan kundërshtinë e partisë së tyre ndaj ius soli-t dhe floën për “pasoja shqetësuese në rrafshin demografik, kulturor dhe ekonomik”. Reforma kushttuese nuk duhet t’i marrë shumë kohë komisionit, meqë teksti i saj është “i blinduar”. “Jam e mendimit ta mbyllim sa më shpejt – shpjegoi kryetarja Anna Finocchiaro – sepse në Komision kemi një numër të lartë masash urgjente në pritje: nga ajo mbi shtetësinë, te reforma e sektorit të tretë e të djera si disiplinimi i aksesit në internet…”.

    Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf të datës 20.01.2016