Nikolla thirrje prindërve dhe nxënësve: Kërkoni kuponin tatimor kur të blini librat

    415
    Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, 3 ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, ka kërkuar që çdo prind dhe nxënës që pajiset me librat shkollorë të kërkojë kuponin tatimor ose ta denoncojë mosmarrjen e tij. Nikolla është ndalur në një librari në kryeqytet, ku ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve. “Me një gjest fare të thjeshtë, siç është tërheqja e një kuponi tatimor, që për çdo qytetar të një shoqërie që aspiron Europën është një gjë normale, një detyrim, por në kushtet aktuale të vendit tonë kthehet në mundësi reale për të përmirësuar jetën tonë, për të rritur pagat dhe për të patur investime më të mëdha në kopshte, shkolla e shëndetësi”, tha Nikolla. Në treg ndodhet mbi 90 përqind e librave shkollorë. Mungojnë vetëm disa tituj që lidhen me tekstet e gjuhëve të huaja, të cilat sipas Ministrisë, do të dalin brenda muajit shtator.
    Sigal