Niko Stylos/ Çamëria ose Thesprotia, vatra më e lashtë e qytetërimit pellazgjik

    553
    Sigal

    Çamëria, të cilën në gjuhën greke e quajnë Thesprotia, është njeri nga vendet më të lashtë të historisë. Nga mitologjia greke, dimë se emrin e saj e ka marrë prej themeluesit të saj, Thesprotit, i cili, sipas shkrimeve të Apollodhorit[1], ishte i biri i Likaonit, të të birit të Pellasgut, ose Llaokoondos, sipas gjeografit Meletios[2].

    Për kufijtë e Thesprotisë së lashtë, tek shkrimtarët e lashtë kemi të dhëna të ndryshme. Straboni thekson se Thesprotia shtrihet prej maleve të Qeravnias, deri në gjirin e Ambrakisë dhe se Thesprotë ishin edhe Kaonët dhe Kasopejtë[3] .

    HARTA E THESPROTISË SË LASHTË

    Nga libri „Thesprotia“ e Fotit G. Ikonomu, f.10.

     Sipas Stefan Bizantit shtrihej deri në lumin Arahtho dhe me fjalë të tjera përfshinte edhe vendin e Ambrakisë, për kryeqytetin e së cilës shkruan: „Ambrakia, qytet i thesprotëve, emrin e së cilës e ka marrë prej emrit Ambrakut, bir i Thesprotit[4].

     

    Nëqoftëse marrim parasysh shkrimet e Ekateut[5], i cili jetoi në shek. 6-të para Krishtit, se Mollosët banonin në lindje të Dodonës, atëhere edhe sipas shkrimeve të Isiodit[6], Thesprotia në lindje përfshinte edhe Elopinë, domethënë zonën e sotme përreth Janinës dhe Dodonës.

    Dhe së fundi, sipas Pausanias, edhe lumi Aoos, domethënë lumi i quajtur sot prej shqiptarëve Vjosë, rridhte midis tokës thesprote[7].

    Prej nesh është e njohur gjithashtu që, në lashtësi, në Thesproti kishte shumë qytete të lulëzuar, si Butrinti, Fotiqi, Elea, Dodona, Torini, Pandhosia, Evria, Titani dhe të tjerë.

    Të dhëna të dokumentuara për zhvillimin dhe për vendin e saj parësor në botën e mijëvjeçarit të dytë para Krishtit, mund të them se gjenden në shkrimet e Homerit, në lidhje me tre udhëtimet e Odiseut aty, ku herën e parë, siç shkruan, shkoi në Efyra për të blerë helme vrasëse për burrat për shigjetën e vet[8].  Herën e dytë shkoi në Dodonë për t’u informuar prej orakullit në lidhje me udhëtimin e kthimit të tij në atdhe[9].  Dhe herën e tretë shkoi në varrezën e fallxhorëve të Aherondës, për të mësuar prej orakullit Tiresias, përsëri në lidhje me kthimin e tij në Itakë[10].

    Për njohuritë e famshme farmaceutike dhe mjekësore të thesprotëve të Efyrës, thjesht do të them se mjekët praktikë të Margaritit, i cili nuk është më tepër se dhjetë kilometra prej Efyrës së lashtë, deri në fund të Perandorisë Otomane, ishin të famshëm në të gjithë këtë perandori. Për të dyja profecitë e cituara të Homerit, të cilësuara pellasgjike, profecitë më të njohura në vitet e luftës së Trojës, thjesht do të thoshja se Herodoti[11], për orakullin e Dodonës, shkruan se në lashtësinë e largët, ishte i pari dhe i vetmi i tij, i quajtur në atë kohë pellasgjik[12] dhe më vonë i vendit grek. Në lidhje me atë, që orakulli i Dodonës ishte orakulli i Thesprotisë, po sjell këtu në lidhje me këtë shkrimet e Strabonit, i cili shkruan: „Edhe tragjikët edhe Pindari ishin të mendimit se Dodona i përkiste Thesprotisë, e cila më vonë u bë e Mollosëve[13].

    Edhe pse për Thesprotinë e lashtë, tek shkrimtarët grekë të lashtësisë gjejmë edhe të dhënatë tjera, për arsye kohe, do të kufizohemi vetëm tek këto.

    Meqënëse të quajturën prej grekëve Thesproti, në gjuhën e shqiptarëve e quajnë Çamëri, për të plotësuar mund të them se edhe Thesprotit, nipin e Pallazgut dhe themelues të thesprotëve, në gjuhën e shqiptarëve ta quajmë Çami.

    Vërtetimin e kësaj teze e gjejmë tek shkrimet e stërlashtë në mbeturinat e kësaj gjuhe, të cilat janë gjetur në Toskanë (të Toska anë ose koloni) e Italisë dhe konkretisht në shfaqjen e pasqyrës së mëposhtme etruske, ku, siç shohim, për burrin djathtas, kemi në mënyrën tonë të të shkruarit emrin: , i cili, i shkruar me alfabetin e sotën shqip, është ÇANJI, që në dialektin e Çamërisë ka edhe kuptimin shkëlqyer, pararojë, gjë që do të thotë edhe emri Thesprot në gjuhën greke.

    Për personat e ikonizuar, të cilat i kemi në këtë shfaqje, thjesht do të thoshja, pa marrë parasysh në lidhje me sa shkruhet rreth tyre, se për mua është e njohur vetëm gruaja e ulur me emrin OEOIS. Këtë emër grekët e kanë kthyer Thetis, për të cilin ne dimë se ishte nëna e Akilit, i cili, sipas shkrimeve të Plutarkut, adhurohej si zot në Epir[14].

    Meqenëse për Çamin ose Thesprotin nuk kemi të dhëna, do të kalojmë tek fjalori më i lashtë gjeografik i Stefan Bizantit, ku gjejmë se emrin Thesprotë e identifikon me atë Aijestei[15] dhe Thesprotin me gjeneralin Aijestin, për të cilin kemi më tepër informacione.

    Për ne është e njohur prej mitologjisë greke, se, kur Atrea, i ati i Agamemnonit dhe Menelaut, kishte mundur vëllanë e vet, Thiestin dhe kishte shtënë në dorë mbretërinë e Mykenës, Thiesti, i cili kërkonte me çdo mënyrë të hakmerrej, „shkoi tek orakulli dhe mori profecinë se do të hakmerrej, vetëm nëqoftëse do të lindte një djalë me të bijën e vet. Ashtu edhe veproi. Lindi me të bijën e vet një djalë, Aijiston, i cili, kur u burrërua dhe mori vesh se ishte i biri i Thiestit, e vrau Atren dhe rrëmbeu fronin e Thiestit[16]. 1

    Dhe më poshtë, në të njëjtin libër të Apollodhorit, lexojmë:

    Duke u kthyer së bashku me Kasandrën në Mykenë, Agamemnoni vritet prej Aijistos dhe Klitemnestrës, e cila i dha të vishte një xhaketë pa mëngë dhe pa qafë. Dhe aty ku shkoi ta vishte, u vra. Dhe u bë mbret i Mikenës Aijisthua. … Kur u rrit Oresti, u nis e shkoi në Delfi dhe pyeti Zotin, nëse mund të merrte hakun e vrasjes së të atit. Dhe kur Zoti ia dha lejen, u lis fshehur së bashku me Pilladhin për në Mikenë dhe vrau edhe të ëmën e vet edhe Aijiston[17].

    Me temën e vrasjes së Klitemnestrës përzgjodha edhe pasqyrën e mëposhte etruske, në të cilën kemi vrasjen e saj prej të birit, Orestit. Prej kësaj shfaqjeje, mund të them se emri i Klitemnestrës në gjuhën e shqiptarëve është  (CLUTMSTA). Meqë ΚLUMËSHΤ dhe KLUTMËSHT, në dialektin çam i thonë qumështit, të cilin në gjuhën greke e quajnë galla, këtë grua në shfaqjen e lashtë greke e gjejmë me emrin përkatës në gjuhën greke ΓΑΛΑΤΙΑ (GALLATIA). Këtu deshta të bëja edhe dallimin se alfabetët e lashtë nuk kishin shkronja për të dhënë tingullin e pazëshëm E, të cilin shqiptarët sot e shkruajnë Ë.

     Gallatιa mbi një tigër. Shfaqje nga mozaikët e famshëm të Pafos.

      ose Klitemnistra ose GALLATIA e gjejmë edhe me shumë emra të tjerë, edhe tek shfaqja e pasqyrës së mëposhtme etruske, në të cilën e kemi së bashku me motrën e saj,  (Elenin) dhe të shoqin e motrës,  (Menelaun), kemi të shkruar emrin TVDAN. Këtë emër, të cilin grekët e kanë kthyer në Tyro, për të cilin madje tek Diodori kemi edhe informacionin e mëposhtëm: „Vetë Salmonea kishte bijën Tyron, e cila e mori këtë emër prej bardhësisë dhe butësisë së trupit të saj[18]. Domethënë informacionin se u quajt Gallatia ose Klumesta, sepse ishte e bardhë si qumësht, siç thonë edhe sot në gjuhën e popullit.

    Duke patur parasysh edhe informacionin e Platonit[19], se emrat e gjuhës së lashtë të Athinës nuk ishin si emrat e gjuhës së epokës së tij, por ishin të njëjtët me ata barbarë, mund të them se emrat e zotave dhe heronjve të lashtë, ishin emra të gjuhës së Pellazgëve ose Shqiptarëve, të cilët grekët, me kalimin e viteve i ndërruan, ose më mirë i helenizuan, madje në një shkallë të tillë, që të mos i kuptonte askush prejardhjen e tyre, duke bërë si p.sh. prej emrit  (KLUΤMËSHTA), Klitenmestra, prej  (NJENLE ose NJEN LE) Menelaos etj.

    Niko Stylos

    Shënim i redaksisë

    Ky është një referat i mbajtur nga albanologu Niko Stylos në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave. Ky studim i z. Stylos mbi prejardhjen pellazgjike të emrave të lashtë grekë, hap diskutimin edhe për specialistët tanë të gjuhësisë.



    [1]  Απολλοδώρου Βιβλιοθήκη, Βιβλ. Γ΄, VIII, 1.

    [2]  Μελετίου, γεωγραφία παλαιά και νέα, τ. Β΄, Βενετία, 1807, σ. 276.

    [3] «Χάονες μὲν οὖν καὶ Θεσπρωτοὶ καὶ μετὰ τούτους ἐφεξῆς Κασσωπαῖοι (καὶ οὗτοι δ’ εἰσὶ Θεσπρωτοὶ) τὴν απὸ Κεραυνίων ὀρῶν μέχρι του Αμβρακικοῦ κόλπου παραλίαν νέμονται χώραν εὐδαίμονα ἔχοντες», Στράβων, Ζ, 7, 5, C, 324.

    [4] Στέφανος Βυζάντιος, λήμμα Αμβρακία.

    [5] «Μολοσσῶν πρὸς μεσημβρίην οἰέουσι Δωδωναῖαι»,  Εκαταίος, Fragm. 107 (Jacoby).

    [6]  Ησίοδος , απόσπ., Ηοίαι, 58 (134).

    [7] « … γιατί και τα σκυλόψαρα του Αώου που διασχίζει την Θεσπροτίαν δεν είναι ποταμήσια, αλλά έρχονται από την θάλασσα». Παυσανίου Μεσσηνιακά  34, 3.

    [8] Ομήρου Οδύσσια Α., 259.

    [9] Ομήρου Οδύσσια Ξ., 327.

    [10] Ομήρου Οδύσσια Τ., 296.

    [11] « Το μαντείο αυτό θεωρείται το αρχαιότερο ελληνικό και εκείνη την εποχή ήταν και το μοναδικό». Ηροδότου Ιστορίαι, Β΄ 52.

    [12] « … τῆς νῦν Ἑλλάδος πρότερον Πελασγίας καλουμένης». Ηροδότου Ιστορίαι  Β΄, 56.

    [13] Στράβων, Ζ΄, 7,11, C 328.

    [14] «… ἐκ τούτου δὲ καὶ Ἀχιλλεὺς ἐν Ἠπείρῳ τιμὰς ἰσοθέους ἔσχεν, Ἄσπετος ἐπιχωρίῳ φωνῇ προσαγορευόμενος», Πλουτάρχου, Βίοι Παράλληλοι, Πύρρος-Μάριος, Ι, 3.

    [15] «Αἰγεσταῖοι, οἱ Θεσπρωτοὶ ἀπό τινος Αἰγέστου στρατηγοῦ».  Στέφανος Βυζάντιος ,  λήμμα Αιγεσταίοι.

    [16]  Απολοδώρου Βιβλιοθήκη,  Επιτομή II, 14.

    [17]  Απολοδώρου Βιβλιοθήκη,  Επιτομή VI, 23 – 25.

    [18]  Διόδωρος ο Σικελιώτης, Ιστορική Βιβλιοθήκη, ΣΤ΄, 6, 5.

    [19]  «διὰ γὰρ τὸ πανταχῇ στρέφεσθαι τὰ ὀνόματα οὐδὲν θαυμαστὸν ἂν εἴη, εἰ παλαιὰ φωνὴ πρὸς τὴν νυνὶ βαρβαρικῆς μηδὲν διαφέροι». Πλάτων, Κρατύλος ή Περί ορθότητος ονομάτων, Κεφ. 33.