Nga java tjetër kompensohen 545 ish të pëndjekur politikë

    316
    Sigal

    TIRANE-  Nga java tjetër qeveria do të nisë pagesën e 545 të përndjekurve të cilët nuk kanë marrë as këstin e parë të kompensimit për vitet e burgut që kanë kryer në kohën e komunizmit. 180 të parët do të jenë të përndjekurit që janë në moshën mbi 85 vjeç.

    Ndërsa 18 milionë dollarë është buxheti që qeveria ka akorduar këtë vit për të komensuar ish të përndjekurit.Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj i cili bashkë me kryeministrin Edi Rama ndodhen në ceremoninë e rikonstruksionit të godinës së Institutit të ish të përndjekurve politikë, që ndodhet përballë godinës së Parlamentit. ”Buxheti i garantuar nga qeveria është  18 milionë dollar.  Do të donim të ishte më shumë, por është shumë më tepër se 10 milionë dollar që PD vuri në 2008, më shumë se 4 milionë dollarë në 2010, dhe në vitet elektorale të PD-së kur përpiqej të rikuperonte pozicionin pas grevës së ish të përndjekurve”- tha Veliaj.Instituti i ish-të përndjekurve politikë nga sot ka një pamje të re.