Ndahet kësti i radhës, gati 344 mln lekë për ish-të përndjekurit

    355
    Sigal

    TIRANE– Shpërndarja e këstit të radhës për ish-të përndjekur, bëhet sipas ligjit të ri të qeverisë, duke dëmshpërblyer më së pari ata që janë gjallë. Për këstin e radhës në dispozicion të ish-të përndjekurve janë vënë në dispozicion 344 mln lekë. Ministri i Mirëqenies Erion Veliaj tha se me këtë këst përfitojnë 41 persona që janë gjallë, të cilët kanë përfituar edhe nga kësti i mëparshëm.
     
    Duke u shprehur se më parë politika bënte vetëm predikime për shpërblimin e ish-të përndjekurve, ministri Veliaj tha se qeveria e re po vë në zbatim ligjin e ri, duke mbajtur kështu edhe premtimet e bëra.
     
    Ndërkaq, ministri Veliaj tha se do të zerohen tarifat për shkollimin profesional për fëmijët e ish-të përndjekurve.