Muaji i regjistrimit në universitetet italiane; ja kërkesat!

    746
    Maturantët e huaj mund nisin rrugën drejt regjistrimit në një shkollë të lartë, universitet, akademi apo konservator italian. Në fund të gushtit merret viza e hyrjes dhe në shtator jepen provimet e pranimit dhe gjuhës italiane. U hapen dyert të rinjve të huaj që duan të vijnë të ndjekin një universitet, akademi apo konservator në Itali. Nga 19 prilli mund të paraqiten kërkesat e pararegjistrimit për vitin akademik 2015/2016 pranë konsullatave italiane në mbarë botën. Është fjala për procedurën që duhet të ndjekin të rinjtë jokomunitarë që jetojnë akoma në atdhe, pasi të huajt që jetojnë në Itali regjistrohen në universitet njësoj si bashkëmoshatarët e tyre italianë. Para së gjithash, të rinjtë e huaj duhet të zgjedhin ku duan të shkojnë, duke i hedhur një sy vendeve të lira të vëna në dispozicion për studentët që vijnë nga jashtë Italisë nga çdo universitet e nga çdo shkollë e lartë e formimit artistik, muzikor e koreografik. Pasi bëjnë zgjedhjen e tyre, duhet të paraqesin kërkesën e pararegjistrimit në konsullatën italiane në vendlindje. Për paraqitjen e kërkesave ka kohë deri më 15 korrik 2015. Konsullatat do t’u përcjellin kërkesat e universiteteve dhe brenda 24 gushtit do të nisin t’u japin vizën e hyrjes në Itali studentëve të pranuar që duhet të japin provimet e para. Cilat? Atë të italishtes, që është i detyrueshëm thuajse për të gjithë e që këtë vit do të mbahet më 3 shtator dhe testet e mundshme të pranimit, nëse është zgjedhur një fakultet me numër të mbyllur studentësh. Kush do të kalojë me sukses testimet mund të kërkojë më pas lejen e qëndrimit për motive studimi. Në faqet e internetit “Studiare in Italia” të Ministrisë dhe të Universiteteve, janë botuar vendet e rezervuara në çdo kurs studimi, një udhëzues me procedurën, kalendari dhe formularët për paraqitjen e kërkesave.
    ITALI/ Duhet mbajtur parasysh që regjistrimi vullnetar i referohet vitit, nga 1 janari deri më 31 dhjetor
    Sigal

    Si mund të rinovosh dokumentet e qëndrimit, për qëllime studimi

    Po përtërij lejen e qëndrimit për studime. Mes kritereve më kanë kërkuar edhe një sigurim shëndetësor që më ka skaduar. Në vend të sigurimit mund të regjistrohem në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar? Për të kërkuar lëshimin apo përtëritjen e lejes së qëndrimit për studime, kërkuesi duhet të dëshmojë se ka një sigurim shëndetësor që ta sigurojë në rast sëmundjeje, fatkeqësie apo shtatzënie. Kjo kërkohet në mënyrë që student i huaj të mos rëndojë mbi Shërbimin Shëndetësor Kombëtar Italian (SSN) pa dhënë asnjë kontribut në shpenzimet për shëndetësinë. Në rast se përfiton nga shërbimet shëndetësore përmes SSN-së, pa qenë i regjistruar, ashtu si çdo i paregjistruar, edhe studenti i huaj duhet të paguajë tarifat e përcaktuara nga Krahina e Provinca kompetente. I huaji titullar i një lejeje qëndrimi për studime që dëshiron të përfitojë nga SSN mund të regjistrohet në mënyrë vullnetare duke derdhur kontributin e kërkuar nga autoritetet e shëndetësisë. Derdhja e shumës bëhet përmes një llogarie rrjedhëse postare ose me modelin F24 të caktuar nga Krahina apo Provinca ku është resident apo ka vendbanimin i interesuari. Duhet mbajtur parasysh që regjistrimi vullnetar i referohet vitit, nga 1 janari deri më 31 dhjetor. Kjo do të thotë që pavarësisht periudhës së vitit kur i huaji bën regjistrimin, shuma që paguan është e njëjta dhe deri në fund të atij viti, pasi është e pamundur të paguash vetëm një pjesë të vitit dhe sigurimi nuk ka efekte mbrapavepruese. Për studentin pa familjarë në ngarkim e që nuk ka të ardhura të tjera veç atyre që i vijnë nga ndonjë bursë e mundshme studimi, shuma që duhet paguar është 149,77 euro në vit. Për studentin me familjarë në ngarkim (p.sh. bashkëshorte apo bij) me qëndrim të rregullt në Itali, shuma llogaritet në bazë të të ardhurave dhe, gjithsesi, nuk mund të jetë më e ulët se 387,34 euro. I huaji i regjistruar në SSN, rezulton në listat e pacientëve të ASL-it (ndërmarrja shëndetësore lokale) të zonës ku jeton, e bashkë me të edhe të gjithë familjarët që ai ka në ngarkim të regjistruar. Në rast të ndryshimit të rezidencës, i interesuari duhet t’ia komunikojë ASL-it, në mënyrë që të përfitojë nga Shërbimi shëndetësor edhe në vendbanimin e ri. Kush është i regjistruar mund të përfitojë shërbimin shëndetësor me pagesën e të ashtuquajturit ticket, që ndryshon në bazë të disa kushteve dhe të të ardhurave. Me pak fjalë, për të përmbushur kriterin e sigurimit mjekësor, për përtëritjen e lejes së qëndrimit për studime, i huaji ka dy mundësi zgjedhjeje:
    1. Të lidh një sigurim privat të vlefshëm në territorin italian, me një institut italian apo të huaj, që ta mbulojë në rast sëmundjeje, fatkeqësie apo shtatzënie, të vlefshëm për të gjithë periudhën e qëndrimi;
    2. Të regjistrohet në mënyrë vullnetare në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar Italian.
    M. Arguello