MMSR: 250 mln lekë për fasonët Rrisim punësimin në këtë sektor

    385
    Sigal

    TIRANË – Pas paketës së masave që mbështesin industrinë fasone, në Shqipëri, qeveria përmes vendimit të Këshillit të Ministrave ditën e djeshme  vendosi krijimin e fondit në mbështetje të industrisë fasone, si fond buxhetor më vete, me synim rritjen e punësimit në këtë degë të ekonomisë dhe zhvillimit të kompetencave profesionale të punonjësve.
     
    Për vitin e ardhshëm janë planifikuar 250 milionë lekë ka bërë të ditur Zv. ministrja Gentjana Sula, e cila argumentoj se fasonët do të kenë mundësi të punësojnë njerëz të rinj që do t’i kualifikojnë me kosto zero.
     
    “Është një lajm i mirë edhe për nxënësit e mësuesit e katër shkollave të mesme profesionale me profil konfeksione, që do të jenë përfituese të investimeve në baza prodhuese këtë vit. Si dhe për kursantët e qendrës së formimit profesional numër 4, e cila do të pajiset me një bazë moderne prodhuese të plotë.”- tha Sula.
     
    Fondi në mbështetje të industrisë fasone, përveç buxhetit të shtetit mund të ketë si burim financimi edhe donatorë apo institucione financiare ka bërë të ditur më tejë zv/ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentjana Sula.