Mitrush Kuteli/ Besa e Kostandinit

    4026
    Sigal

    (Tregim)

     Gjashtë e gjashtë dymbëdhjetë,

    Doruntina trembëdhjetë!…

     Ish një herë e një mot një mëmë shumë e mirë e kish dymbëdhjetë djem të hijshëm. Të trembëdhjetën  kish një bijë të bukur mbi shoqet gjitha, që ia thoshin Doruntinë. Vasha u rrit e u bë për të martuar. Mirëpo nga bujarët e atij vendi asnjë nuk e gëzoi. Të gjithë e dëshironin, askush s’guxonte ta zërë nuse, sepse nuk e ndiente veten të zotin ta merrte për shoqe. Atëherë na vjen një trim i largët: i mirë, i hijshëm, i fisëm dhe nis dërgon shkes dallëndyshen që ta kërkojë Doruntinën nuse. E ëma dhe të njëmbëdhjetë vëllezërit e mëdhenj nuk donin t’ia jepnin, sepse trimi, ndonëse i mirë e i fisëm, ishte nga një vend shumë i largët. Vetëm i vogli, Kostandini, donte.

    – T’ia japim, zonja mëmë,- thoshte ai, -se trimi është i mirë. Më ka hyrë në zemër.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf