Ministria e Bujqësisë 330 milionë lekë për zbulim-asgjësimin e grerëzës së gështenjave

274
Sigal

Ideatorja e Akademisë së Barinjve , ministrja Krifca ‘kreh’ tenderin 330 mln. lekë, që do përfitojnë sekserët e grandeve bujqësore  për të zbuluar grerëzat. Ndërkohë kolonia e karkalecave ka pushtuar më shumë se 70 hektarë ara të mbjella në Myzeqe. Fermerët kanë mbetur në mëshirë të fatit pasi askush nuk u kujtua për t’u dhënë një dorë, me ndonjë tender miliona lekë, që t’i shpëtonin nga halli i përvitshëm

Mbase përveç grerëzave, ideatorja e Akademisë së Barinjve do kthejë sytë me ndonjë tender miliona lekë, për t’u dhënë një dorë fermerëve, pasi  kolonia e karkalecave ka pushtuar arat e mbjella në Myzeqe më shumë se 70 hektarë

Përveç “ideve inovative” që kanë shkaktuar humor në rrjetet sociale, ministresha e Bujqësisë Frida Krifca, po i vazhdon pazaret me tenderët, të cilët janë qoka që i bën me urdhër të Edi Ramës, për klientët financues të fushatave të PS.Më 7 qershor 2022, ministresha Krifca ka “krehur” një tender me vlerë totale kontrate 330 milionë lekë, për zbulimin dhe asgjësimin e grerëzës së gështenjës; shpallur më 18 maj e bërë urgjent, me justifikimin se gjoja do “digjej fondi”, por çudia është, se në vitet 2017-2021, ky lloj tenderi është bërë nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor-Rural, ku Frida Krifca ka qenë drejtoreshë. Ndërsa pas emërimit ministre, bashkë me mikeshat e miqtë personalë dhe sekserët e grandeve bujqësore, Krifca ka marrë me vete edhe këtë tender e shumë tenderë të tjerë, madje dhe grandet e sektorit të bujqësisë, blegtorisë e peshkimit, të cilët i bën vetë.

Çdo vit, biznesmenët, që merren me plantacionet natyrale “pyje” të gështenjave, kanë denoncuar se tenderi për gjoja zbulimin dhe asgjësimin e grerëzës së pemëve të gështenjave është fiktiv, dhe milionat vidhen me letra false, që bëhen nga shefat e ministrisë me firmat e shpallura fituese.

Edhe këtë vit, tenderi 330 milionë lekë, i fituar nga firma “Gjergji- Impex Sh.p.k” me pronar Sokol Zhuja, do përfundojë me letra false, sikur gjoja grerëza e gështenjave është zbuluar e zhdukur plotësisht.

Indicia për këtë dyshim, nuk krijohet nga fakti se kjo firmë është vetëm me aktivitet shitje perimesh në treg; por as për faktin se pronari i saj Sokol Zhuja, qysh prej 25 shtatorit 2018 është me kërkesë arresti nga Prokuroria e Tiranës, për mashtrimin me 400 milionë lekë falsifikim faturash të TVSH për biznesin e gështenjave.

Por, sepse ky tender për të zbuluar dhe asgjësuar grerëzën e gështenjave, vazhdon e bëhet fiktivisht, me letra nga 330 milionë lekë çdo vit, të cilat i jepen asaj firme që ofron “thelë” ryshfeti më të madhe; dhe siç kuptohet, këtë herë ministresha Frida Krifca ka përzgjedhur këtë operator që ka qenë i vetmi në tender.

Ka zëra, se për këtë tender është angazhuar e deleguara e PS në Qarkun Shkodër, ministresha Edona Bilali, për të cilën thuhet se qenka më “esnafe” se Ilir Beqaj në punë qokash, për punësime e për të negociuar në dhënie tenderësh, firmave që japin “diçka” për të dhe për partinë.

Kujtojmë, se kur ministresha Frida Krifca ishte Drejtoreshë e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor-Rural, ka sajuar 2 tenderë fiktivë 500 milionë lekë, për të bërë studimin shkencor me temë: “Pllenimi dhe rreziku e mizës së ullirit”; por mirë që nuk i tha mendja, të bënte tender dhe për tredhjen e kësaj mize. Pamfleti