Ministria e Arsimit/ Ja datat e konkursit për në Universitet

    384
    Ministria e Arsimit ka përcaktuar datat për degët me konkurs në universitetet e vendit, pas plotësimit të formularit A2 nga maturantët. Sakaq, janë përcaktuar edhe pikët maksimale dhe minimale që i duhet një kandidati për të fituar degën e preferuar. Në datat 26-29 gusht kandidatët do të rendisin 10 preferencat e tyre në Universitetin e Arteve në Tiranë. Për ata që zgjedhin Edukimin Fizik dhe Sporte në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër apo Elbasan do të konkurojnë në datat 19-24 gusht, ndërsa për ata që dëshirojnë një program studimi në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, do të testohen nga datat 19-21 gusht. Kandidatët para se të plotësojnë preferencat për programin e studimit që ata duan, duhet të paguajnë tarifën e regjistrimit.
    Sigal