Mimoza VASKU/ Burri i bukur

    559
    Sigal

    (Skicë)

     Atë ditë isha e vendosur edhe pse e dija se po luaja nje lojë të rrezikshme. Isha në pritje për tu njohur me “dashurinë” time kështu fizikisht se nga larg shikoheshim çdo ditë ne Skype.  Peteri me dukej një njeri autoritar, as unë nuk e ndieja veten më poshtë, por për çudi gjithçka e tij mundte çdo aftësi timen edhe pse isha e bindur se kisha në shpirt pafajësinë time më të madhe… Sa më shumë zgjatej pritja aq më shumë më qëllonte pyetja si çekan: _-Përse jam këtu?!

    Edhe pse ndodhesha aty, isha fare pa ide e plane, por ndoshta ishte shkak- njohja me dike që kishte muaj që kishte hyrë në jetën time.

    Duke bërë ecejake në vesh më trokisnin ca batakçillëqe, por për çudi sytë e mendja ime ishte fokusuar drejt rrugës së “Durrësit”. Kërkoja e etur makinë me targë të huaj që Brenda saj ndodhej djali më I bukur në Botë. Dielli i nxehtë dhe pritja e gjatë me lodhën së tepërmi. Ndoshta mund të isha para një takimi bosh dhe kjo ide me frikësoi dhe mora rrugën drejt kafes së “ Hotel Tirana”. Teksa kembët e mia ende nuk kishin marrë kthesën drejt tavolinave, sytë e mi kapën një tufë trëndafila të kuq. Nuk e di edhe nuk mund ta fsheh, një ankth të atillë kisha perjetu në adoleshence. Dhe Zoti ndoshta ishte në anën time atë ditë. Afër tavolinës ku ishte ulur një burrë shumë I bukur e tërheqës I shoqëruar veç me trëndafila, u ngritën dy të çlodhur dhe menjëherë u ula aty e rraskapitur dhe me shpresë se ankthi im do mbaronte shpejt. Burri përballë nuk tregonte interes se po priste dikë, por sytë i mbante veç te Iphoni i tij. Shpresat e mia për atë u shuan komplet, sepse Peteri e di që unë pëlqej veç trëndafilat blu.

    Gjatë asaj pritjeje ndodhi shumë herë shkëmbimi i vështrimeve tona, kjo më shumë për shkak të vigjilencës time drejt tij. Ndoshta të dy kishim të njëjtin problem, sepse dy persona na kishin lënë të ngrirë në pritje. Atë ditë kisha etje dhe pothuajse kisha mbaruar dy shishe me ujë. Nuk ndihesha mirë me vetveten sepse nuk e kisha futur në llogari… Si mund t’i jepja dikujt të panjohuri të më  dhuronte këtë mashtrim!!! Nuk e di se çfarë pyetjeje me bëri “Burri i bukur” por unë mora vendim me veten se duhej të largohesha nga ky gabim për të kapur ditët e mia vetmitare . Teksa sytë i kisha futur në kuletë për të gjetur monedhat me të vogla, pamjen time e kishte pushtuar një det i tërë trëndafilash blu. Nëse ai nuk do të më kish thërritur: Zemra e Peterit!, unë po përgatisja bakshishin e të merresha me lexim pusulle apo shijimin e atyre bukurive. Pamja e tij me befasoi! Nëse unë nuk do e dija që poshtë buzës kishte një nishan, trëndafilat që mbaja në dorë do fshikulloheshin mbi të si kamxhik. Nuk e kuptova, pse unë atë e konsideroja bukurinë mashkullore!!! Unë nuk jam tip që të shaj e përbuz dikë në pamje e mendje, por gjithçka e kam me vetveten.

    Teksa kamerieri pyeti se çfarë Peteri do pinte, ai i tha se ne do të ngjitemi lart në dhomë. Bota ime po rrotullohej mbrapsht dhe isha e gatshme të flijohesha për hir të gjendjes në Krime, sesa të duroja më tepër ofendime. -Peter, ti vërtet je i lodhur. Shko e qetësohu dhe ne mund të ritakohemi mbasdite, -I thashë pa e parë në sy. -Ç‘po më thua kështu?!, -mu drejtua ai. Unë erdha veç për ty të kalojmë një ditë bashkë. Unë do të kthehem sërish te puna ime. Nuk kisha më forcë të përballoja edhe ndonjë budallallëk tjetër të atij, por rrëmbeva çantën dhe ika pa e përshëndetur. Nuk kishte vend për moral aty, të ikje pa thënë asgjë, ishte gjeja më e mençur. Pas gjithë atyre fjalëve, premtimeve dhe e kundërta e gjithçkaje, vetja mu duk si një prijës i përmbysur. Ai më ndiqte pas por unë isha e zënë ne dialog me vetveten dhe nuk po dija se në çfarë kategorie hyn ky person nga ai virtuali intelektual, me kulture e mirësjellje!!! Një propozim i atillë fyen çdo femër. Trëndafilat herë -herë gudulisnin kraharorin tim dhe ua ndërroja krahun shpesh. Ndaluam dhe iu drejtova: -Peter, unë dashurohem pas dikujt që është I butë e shpirtëror, kurse ti je I vrazhdë dhe ofendues, me vjen keq që shprehem kështu po rrugët tona këtu ndahen. Ai mbeti aty dhe unë vazhdova rrugën. Trëndafilat që aq shumë I doja më dukej sikur edhe ata do të me thonin fjalët e tij…

    Me dhimbje iu drejtova koshit të mbeturinave.  Njëherësh dy tufa trëndafilash, blu dhe të kuqe po “varroseshin”. Burri i bukur ishte edhe me lot në sy. Ai mbeti aty, duke shoqëruar me sy vajzën të përqafuar me dikë tjetër. Unë ecja veç ecja dhe nuk e kuptova se në çdo rrugë u përballa me Burrin e bukur…