Mimoza Çekici Rista/ Dashuri dhe mëkat….

    396
    Sigal

    TREGIM
    Lëvizjet kaotike, të frikshme dhe ngjethëse, atë pasdite korriku, e kishin pushtuar si asnjë ditë më parë qytetin bregdetar… Një re pluhuri endej e stërmadhe mbi konturet e qytetit, duke krijuar një prerje horizontale të kodrës së madhe në lindje, vizionin e një kuçedre gjigande, si ato të përshkruara në legjendat e lashta.
    Porti i njohur tashmë, ishte inegzistent.
    Mijëra njerëz endeshin rrugëve e mbanin frymën në kalatat e tij me shpresën se do të mundnin që të gjenin një vend në anijet që kishin si destinacion Italinë…
    -E ke dëgjuar ndonjë herë fjalën eksod – i ti Diana, tha Iliri, teksa i futi krahun duke ju ngjeshur më shumë në trup, teksa natyrshëm morën rrugën bregut të detit në drejtim të Rezidencave të ish Bllokut, që ende ruheshin me ushtarët e Gardës, ashtu si dekada më parë.
    -Po-tha Diana- po nuk dija se një ditë do të vinte kjo kohë që për ne shqiptarët të ishte dramë kaq e dhimbshme…

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf