Milva Ekonomi zëvendëson Becin, komandohet në krye të Fondit të Sigurimeve

    402
    Milva Ekonomi, zv.ministrja e Shëndetësisë, është komanduar në krye të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Këtë lajm e bëri të ditur ministri, Ilir Beqaj, ku ndër të tjera theksoi se vijojnë hetimet për personat e përfshirë në skandalin e barnave të rimbursueshme. Vendimi ka ardhur pak ditë pasi Astrit Beci paraqiti dorëheqjen nga ky post, pas skandalit me rimbursimin e barnave, për të cilën u arrestuan nga policia 9 persona, mes të cilëve dhe 3 punonjës të Fondit.
    Beqaj u prononcua gjatë inaugurimit të rezonancës magnetike në Spitalin e Traumës, i cili ndonëse përballon fluksin më të madh të pacientëve, si ata të lënduar në aksidente rrugore, plagosjet me armë apo shpërthime, nuk ka pasur një aparaturë të tillë, duke bërë që pacientët e dëmtuar t’i drejtoheshin për një ekzaminim të tillë shërbimit të neurologjisë në QSUT, për t’u kthyer sërish. 
    Minsitri Beqaj theksoi se mjekëve të zotë që ka Spitali i Traumës, apo ish-Spitali Ushtarak që njihet, po i vihet në dispozicion infrastruktura e munguar deri më tani. Përveç rasteve urgjente, rezonanca magnetike e instaluar prane Spitalit të Traumës do të reduktojë dhe radhët e pacientëve që presin për të kryer këtë ekzaminim.
    Sigal