MASH: Ja lista përfundimtare e fituesve për në universitete

    473
    Sigal

    ZYRTARE/Publikohen 22264 emrat e studentëve të vitit të parë për vitin e ri akademik

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur ditën e djeshme listën me 22264 emrat përfundimtare të fituesve në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë (Universitete)për vitin akademik 2012-2013. Në një njoftim të shpërndarë për mediat Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka sqaruar se: “të gjithë fituesit që tashmë janë të regjistruar në programet, ku janë shpallur fitues sipas kësaj liste nuk kanë nevojë të regjistrohen përsëri”. Ashtu siç është bërë e ditur edhe më parë të gjithë fituesit që e kanë emrin në listën e fituesve dhe që kanë kryer rregjistrimin onlinë duhet të dorëzojnë pranë sekretarive një sërë dokumentesh. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të gjithë fituesit duhet të dorëzojnë brenda javës së parë të vijimit të studimeve pranë sekretarive mësimore këto dokumente: dy fotografi, fotokopjen e dokumentit të identifikimit (letërnjoftimit ose pasaportës biometrike), mandate pagesën”. Këto dokumente do të dorëzohen pranë sekretarive të fakulteteve nga data 1 tetor deri në datën 8 tetor. Ndërkohë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur që në datën 8 tetor do të fillojë viti i ri akademik.

    Listat e plota mund t’i lexoni në brendësi të “Telegraf” print