Martin Camaj:FILL I GJETUN

    415
    Sigal

    Natën që shkoi u fikën dritat e mbeti

    qyteti në terr, deri n’agim!

     

    Amvisat kërkuen llampat vojguri,

    e s’i gjetën në terr.

     

    Në nadje, ra dielli e zbeu,

    faqet e rrokaqiellëve.

     

    Në nadje, vrejta rrethin e andrrave

    në truell,

    e gjeta fillin e tretun

    në pikën e ndaljes së dritës.