Marrëveshje për fëmijët e rrugës Klosi:T’i ndihmojmë të rehabilitohen

    379
    TIRANE – Më shumë vëmendje për fëmijët në situatë rruge duke krijuar më shumë qendra rehabilitimi, duke i integruar në shkolla e duke i mbrojtur ata.
    Ka qenë kjo kryefjala e takimit e më pas firmosjes së marrëveshjes mes tre ministrive të vendit, Ministrisë së Mirëqënies Sociale, Ministrisë së Arsimit dhe ministrisë së Brendshme.
    Ministri i Mirëqënies Sociale theksoi edhe njëherë rëndësinë për të mbrojtur fëmijët dhe po ashtu kërkoi mbështetje për zgjidhjen e problemit të fëmijëve në situatë rruge.
    Zv/ ministrja e arsimit Nora Malaj tha se shkolla do të jetë gjithmonë e hapur për të mirëpritur e për të ndihmuar fëmijët në situatë rruge.
    Ndërkohë zv/ministri i brendshëm Ilirjan Mustafaraj garantoi bashkëpunimin e ministrisë së Brendshme për të ndihmuar fëmijët në situatë rruge. 
    Sigal