Zbulohet e bllokohet miell misri me aflatoksinë B1 në Krutje të Lushnjes. Zbulimi i miellit u bë gjatë një kontrollit të ushtruar nga Ministria e Bujqësisë dhe AKU.
Ministria sqaron se ndotja e miellit ka ardhur si rezultat i ruajtjes së tij në depo me lagështi dhe pa ajrim.
Nga ana tjetër Ministria e Bujqësisë dhe AKU bëjnë me dije se do të bllokohen menjëherë të gjitha pikat që nuk plotësojnë standardet.