LRI mbyll kampin veror, Monika Kryemadhi: Rinia është zemra e partisë sonë, vitin tjetër Shqipëria do të jetë e lirë nga ky pushtet

378
Sigal

Lëvizja Rinore për Integrim ka mbyllur kampin veror për këtë vit, ndërsa fjalën përshëndetëse e ka mbajtur kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.

Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se rinia është pjesa më e mirë e LRI-së dhe e LSI-së, ndërsa shtoi se kampi do të jetë edhe më i madh vitin tjetër, kur edhe Shqipëria do të jetë e lirë nga pushteti aktual.

“Ju jeni energjia e LRI-së dhe e LSI-së. Sot është i rëndësishëm integriteti i rinisë sonë, i gjithë Shqipërisë. Të gjithë pjesëmarrësit janë testuar ndaj koronavirusit dhe janë të gjithë negativ në test, por jo në jetë kuptohet. Ne shquhemi si partia e të rinjve, e duhet ta zhvillojmë më shumë këtë prirje. Ne në këtë periudhë i kemi mbiejtuar një tensioni, është një hir i Zotit që ua ka dhënë juve. Zoti ka dhënë bekimin të jetojmë në mes të tokës. Jemi shumë të pasur se kemi popullatën më të re që do jetë një armë e fuqishme për të pasur një atdhe më të mirë.

Të rinjtë të bashkohem me LSI, vetëm kështu mund të shpetojmë Shqipërinë që të mos ikin mjekët, mos të ikin mësuesit, profesionistët. Partitë politike nuk duhet të mendojnë për 8 vjet, por të mendojnë për shekujt. Unë besoj shumë në Zot. Besimi në Zot do iu japë kurajon për të plotësuar ëndrrat tuaja. Vitin tjetër do e bëjmë kampin më të madh sepse Shqipëria do jetë e lirë dhe drejt në rrugën BE-së”, deklaroi Kryemadhi.