Lista e dokumenteve që kërkohen për vizat studentore për në Australi

    467
    Sigal

    Duke ju përgjigjur pyetjeve të lexuesve për vizat studentore  në Australi dhe Greqi Kodi i Emigracionit zbatimi, nga 1 qershor 2014.

     Vizat studentore për në Australi

    Qeveria australiane ka vënë në funksionim një program të quajtur “Programi për Studentët e Huaj, (OSP), i cili lejon personat nga e gjithë bota, që nuk janë qytetarë australianë ose rezidentë të përhershëm në Australi, të studiojnë në këtë vend. Pra, kushdo person që nuk është rezident apo qytetar i Australisë, mund të aplikojë për të studiuar në Australi. Për këtë, i interesuari duhet të aplikojë për atë që quhet “viza studentore”. Viza jepet nga autoritetet, vetëm nëse personi kërkon të studiojë në një institucion arsimor të regjistruar dhe të njohur, duke ndjekur një kurs ose një pjesë të tij, por gjithmonë me kohë të plotë. Çdo i interesuar duhet të paraqesë bashkë me aplikimin, edhe dokumentin e njohur zyrtar të institucionit më të fundit arsimor në vendin e tij, ku ai ka studiuar, (vërtetim, dëftesë etj., të përkthyer dhe noterizuar).

    Kushte bazë
    Kandidati për student në institucionet arsimore të Australisë, duhet të plotësojë së pari disa kushte bazë, pa të cilat aplikimi i mëtejshëm do të ishte i dështuar. Kështu:
    -Ai duhet të ketë sigurime shëndetësore
    -Të mos ketë borxhe ndaj Australisë apo vendeve të Komenuellthit.
    -Karakter të cilësuar “të mirë”, sipas kushteve të Zyrës së Emigracionit, që quhen “Deklarata e karakterit”.

    Kontakti: Zyra përgjegjëse për aplikimet për vizë australiane të shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova, është ambasada australiane në Athinë. Adresa: Ndërtesa THON, Kryqëzimi Kifisias dhe Aleksandras, Ambelokipi. Kutia Postare 14070, Athinë, Greqi 11510. Telefon 30 210 870 4000 (Ambasada), Fax 30 210 870 4125 (Zyra e Emigracionit). Adresë e-mail: [email protected]

     

    GREQI/ Kodi i Emigracionit zbatimi, nga 1 qershor 2014

     

    *Leje qëndrimi për BASHKIM FAMILJAR

    *Leje qëndrimi e PAVARUR pas Bashkimit Familjar

     

     

    A-Leje qëndrimi për punë, për arsye profesionale

    A1-Të punësuar në punë të varur-ofrim shërbimesh ose vepre

    A2-Të punësuar për arsye speciale

    A3-Investim privat

    A4-Punësim i specializimit të lartë-Karta Blu

    B-Qëndrim i përkohshëm

    B1-Punë sezonale

    B2-Peshkim

    B3-Anëtarë të grupeve artistike

    B4-Shtetas të vendeve të treta që transferohen nga biznes i vendosur në vend tjetër të BE-së me qëllim ofrimin e shërbimeve.

    B5-Shtetas të vendeve të treta që transferohen nga biznes i vendosur në vend të Tretë, me qëllim ofrimin e shërbimeve.

    B6-Kryetarët e grupeve të organizuara turistike

    B7-Shtetas të vendeve të Treta stu­dentë në institute të Larta për prak­tikën, programe trajnimi.

    C-Leje qëndrimi për arsye human­itare-të jashtëzakonshme dhe të tjera.

    C1-Arsye humanitare

    C2-Arsye të jashtëzakonshme

    C3-Interes publik

    C4-Arsye të tjera

     

     

    BASHKIMI FAMILJAR

    Neni 70 (kuadri i zbatimit)

    -Shtetasi i vendit të tretë që qëndron i ligjshëm në Greqi për 2 vjet ka të drejtë të kërkojë hyrjen dhe qëndrimin në vend të familjes së tij. Kërkesa dorëzo­het dhe shqyrtohet në rast se anëtarët e familjes qëndrojnë jashtë Greqisë. Qëndrimi i familjarëve në Greqi para dorëzimit të kërkesës për bashkim familjar NUK përbën arsye për refuz­imin e kërkesës. Kërkesa për bashkim familjar shqyrtohet njësoj, me kusht që anëtarët e familjes të plotësojnë kushtet për integrim në vend, siç ato përcaktohen në paragrafin 14 të nenit 136 (që thotë se kriteret për pranim të bashkimit familjar përcaktohen me vendim të përbashkët të min. të Brendshme, min. të Jashtme dhe min. të Rendit Publik).

    -Për të ushtruar të drejtën e Bashkimit Familjar, kryefamiljari duhet të vërte­tojë marrëdhënien me anëtarët e tjerë (certifikatë martese-familjare), për të cilët kërkon bashkimin në Greqi, si dhe të plotësojë kushtet vetë ai si më poshtë:

    a)Zotëron strehë të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e familjes, siç për­caktohen me vendimin e ministrisë së Shëndetësisë, neni 43, ligji 4025/2011 (A’228).

    b)Disponon të ardhura personale të vazhdueshme, të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e veta dhe të familjes, të cilat nuk vijnë nga mbështetje sociale. Këto të ardhura nuk mund të jenë më pak se të ardhu­rat vjetore minimale nga rroga mini­male, sipas legjislaturës greke, rritur 20% për bashkëshorten, 15% për çdo fëmijë. Nuk kërkohen 15% për fëmijët, kur të dy bashkëshortët qëndrojnë në Greqi, në mënyrë të ligjshme.

    c)Disponon libër shëndeti për çdo sëmundje e trajtim mjekësor, të njëjtë me vendasit, si dhe mund të mbulojë familjarët.

    -Për të përcaktuar lidhjen familjare, or­ganet kompetente mund të thërrasin në intervistë kryefamiljarin ose të kryejnë kontrollet e parashikuara me ligj, si dhe kërkesën e kryefamiljarit të shoqëruar me dokumente vërtetuese, siç përcak­tohen në paragrafin 1 të nenit 136.

    Sqarim: Për problemet e emigracionit gazeta Telegraf do t;ju informojë çdo të premte. Ju mund të dërgoni pyetjet tuaja në adresën elektronike të gazetës Telegraf dhe në adresën: [email protected], [email protected]