Lida LAZE/ Haiku ky vocërrak

    347
    Sigal

    Gjithsecili, e gjen veten në marrëdhënie të përhershme me mjedisin që e rrethon vështron prek percepton e ngulit në kujtesë si relike të çmuara imazhe të papërsëritshëm. Shpeshherë shfaqje të rralla të komunikimit të botës së gjallë me natyrën sa harmonike aq edhe konfliktuale që sigurojnë vazhdimësinë e jetës janë llahtarisht të madhërishme sa njeriun e thjeshtë e mahnitin e lënë pa gojë. Bukuria flet me gjuhën e artit. Natyra i ka falur artistit poetit dhunti perceptuese e shprehëse. Ai i mbledh në diapazonin e tij universin e tërë dhe ka aftësinë për të përkthyer në fjalë gjuhën prej refleksesh të dritave mërmërimën e ujërave tingujt dhe gjestet e pafund të evoluimit të jetës. Balzaku ka thënë: “Misioni i artit nuk është të kopjojë natyrën, por ta shprehi atë”. Në duhet të kapim kuptimin shpirtin fizionominë e sendeve dhe të qenieve. Efektet, efektet! Po ato janë rastësitë e jetës dhe jo jeta vetë.” Këtij misioni pa nënçmuar gjinitë e tjera të Artit dhe format e tjera të poezisë ja del më së miri Haiku. Një Haiku i realizuar është i bukur si vetë bukuria herë me shkëlqim rrëzëllitës herë i kamufluar. Dihet që puna krijuese, të merresh me art është i mundimshëm deri në kufirin ekstrem dhe kënaqësia vjen pas një stërlodhje kurse me Haikun ndoshta është paksa më ndryshe. Të krijosh Haiku do të thotë të pish mundin dhe kënaqësinë si kokteji si vetë imazhi i tanishëm i qenësishëm që përcjell. Gjatë krijimit poeti ose poetja e Haikut hyn në një proces pa fund përfytyrimi perceptimi eksplorimi të imazheve realë e të akumuluar të vetvetes gjuhës hynë në thelb të fenomenit si njeriu që ulet në gjunjë para një faltore me duar të bashkuara e sytë e tretur në pafundësi haikuisti(e) ulet në gjunjë para altarit të natyrës vetë Zotit rrjedha e lumit e çon në det hyn në plisa me farëzën e grurit flet me flladet bëhet një krah i dallëndyshes që sjell pranverën qan me barin e zverdhur që s’do ti ikë kësaj bote.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf