Librazhd: Eglantina Gjermeni inspekton ndërtimin e banesave sociale

    371
    Gjatë ditës së nesërme ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni do të inspektojë fillimin e punimeve për ndërtimin e banesave sociale në Librazhd. Gjatë vizitës ministrja do të jetë e shoqëruar nga deputeti i zonës Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë, Kastriot Gurra. Librazhdi është një ndër 26 bashkitë të cilat janë përzgjedhur të financohet për një zhvillim të integruar dhe të qëndrueshëm social dhe ekonomik. Për ndërtimin e 35 apartamenteve Enti Kombëtar i Banesave ka financuar vlerën prej 89,665,635 lekëve.
    Fondi i Zhvillimit të Rajoneve për Bashkinë Librazhd për vitin 2015 ka si qëllim zbatimin e dy projekteve në të cilat përfshihet: Sistemim, asfaltim, rrugë dhe sheshe në blloqet e banimit, tregu i qytetit, lagjia e re-ushtaraku dhe shkumbini. Këto financime do të përfundohen për vlerën 98 milionë lekë. Në zbatimin e projektit me vlerë financimi 70 milionë lekë do të përfshihen edhe rehabilitimi i qendrës së qytetit dhe lyerjes së fasadave. Gjatë ditës së nesërme pjesë e vizitës do të jetë edhe Drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave Doris Andoni. 
    Sigal