Legalizohen 2300 objekte në të gjithë vendin

    399
    Sigal

    Publikojmë sot listën e re me 2300 vetëdeklarues objektesh informale që pajisen me  Lejen e Legalizimit duke shprehur dhe një herë bindjen dhe vendosmërinë se administrata profesionale e ALUIZNI-t, është e aftë të përballojë, të gjenerojë, të kompletojë e të përgatisë dosje dhe leje legalizimi me një ritëm të shtuar, ritëm i cili medoemos do të realizojë objektivin tashmë të shpallur e të bërë me dije nga ne, për mbylljen e procesit të legalizimit brenda vitit 2013.

    Falenderojmë për entuziasmin, bashkëpunimin dhe vlerësimin që ndërtuesit informalë i kanë bërë ftesës tonë për t’u bërë pjesë e procesit. Por njoftojmë dhe u sjellim në vemendje të gjithe vetëdeklaruesve, se moskryerja e detyrimeve financiare dhe ligjore brenda afateve, do të detyrojë Drejtoritë e ALUIZNI-t nëpër rrethe që këto aplikime të shqyrtohen vetëm në fund të procesit.

    Ndërkohë, administrata e ALUIZNI-t, konfirmon dhe një herë, se gjithë poseduesit e ndërtimeve informale, brenda 48 orëve nga shlyerja e detyrimeve financiare, do të pajisen me Lejen e Legalizimit nga drejtoritë e ALUIZNI-t të shpërndara tashmë në gjithë Shqipërinë.

    listen e plote do ta gjeni ne numrin e sotem te Gazetes Telegraf