Lame: Vendim i KM për pronat rihap procesin e legalizimit për 481 familje

    452
    Sigal

    TIRANE- Trualli në pronësi të shtetit apo pronarëve të tretë do t’i kalojë qytetarëve posedues të pronës. Kjo do të bëhet e mundur pasi Këshilli i Ministrave miratoi pak ditë më parë vendimin “Për kalimin e pronësisë për parcelat ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale”. Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame tha se ky vendim i hap rrugë edhe procesit të legalizimit, i cili prej një vit e gjysmë ishte pezulluar.
     
    “Me këtë vendim ju kalon pronësia e parcelës ndërtimore 481 familjeve, në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë, Gjirokastër. Gjithsej këtyre qytetarëve ju kalojnë në pronësi 150.590 m2 truall. Me këtë vendim ALUIZNI rihap edhe një tjetër fazë të rëndësishme të procesit të legalizimeve, që është pikërisht ai i kalimit të pronësisë së truallit qytetarëve që po legalizojnë banesat e tyre.
    -Nëpërmjet këtij vendimi shteti heq dorë nga pronësia për këto troje, duke ja kaluar qytetarëve, për rastet kur trualli është me pronar shtetin.
    -Ndërsa për rastet kur trualli ka pronar të tretë, më tej do të vazhdohet me procesin e kompensimit të tyre”, tha Lame.

    deklarata e lame