Kushtet për të përfituar pension nëpunësit, farmacistët, bujqit, emigrantët dhe minatorët

    459
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Baza ligjore për të përfituar nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore

     Pyetje

     Një kryetar i një minibashkie në Tiranë shkruan: kam qenë i zgjedhur kryetar në dy legjislatura. Aktualisht jam 64 vjeç dhe kam gjithsej 36 vjet punë. Pyes, kur e plotësoj moshën e pensionit dhe a përfitoj pension suplementar, cila është baza ligjore dhe si llogaritet?

     Përgjigje

     Ju do të dilni në pension të plotë 65 vjeç sepse keni 35 vjet punë gjithsej të siguruara përfshi dhe periudhat që keni qenë i zgjedhur kryetar i minibashkisë. Dokumentet për pension keni të drejtë t’i plotësoni dhe dorëzoni në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore deri 12 muaj para plotësimit të moshës së pensionit.

    Pyetje

    Z. Tefik Doko, nga Pojani i Korçës shkruan: jam i datëlindjes 3.5.1948 dhe kam punuar gjithsej rreth 45 vjet nga të cilat 22 vjet në ish- kooperativë bujqësore dhe 23 vjet në Hidrocentralin e Fierzës, firmë private dhe 7 vjet në vitet 2000-2007 kam qenë i zgjedhur Kryetar Komune. Pyes, kur e plotësoj moshën për pension, a përfitoj pension shtesë për vitet që kam punuar mbi 35 vjet punë, a më takon pension suplementar për periudhën 7 vjecare që kam qenë kryetar i komunës. Për 4 vjet që kam qenë drejtues i një firme ndërtimi kam paguar 2 herë kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

     Përgjigje

    Ju do të përfitoni pension të plotë shteti në moshën 65 vjeç, sepse keni mbi 35 vjet punë të siguruara, dhe më shumë se gjysma e 35 vjetëve punë shteti. Pension shtesë për vitet që keni punuar mbi 35 vjet punë nuk përfitoni sepse sipas nenit 33 të Ligjit të Sigurimeve Shoqërore pension shtesë përfitojnë personat që kanë punuar mbi moshën e pensionit dhe mbi 35 vjet punë.