Kuotat dhe tarifat për Masterin Profesional me part-time, ja kategoritë e përfshira

    352
    Sigal

    ZYRTARE/ Përcaktohen nga qeveria kuotat për masterin për vitin akademik 2012-2013

    Janë shpallur kuotat e pranimit dhe tarifat për institucionet publike për ciklin e dytë të Masterit Profesional me kohë të pjesshme. Kuotat janë për një sërë kategor ish si:  “Për statusin e të verbrit”, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, “Për statusin e invalidit”, “Për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”. “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”, “Për statusin e jetimit”

    Në total janë 4 075 kuota për sistemin e masterit profesional.

    Shpërndarja sipas kategorive

    Kuotat e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master profesional”, me kohë të pjesshme, për vitin 2012 – 2013, të jenë 4 665, të ndara, si më poshtë vijon:

    -Kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit “Master profesional”, me kohë të pjesshme, për kandidatët brenda territorit të vendit 4075.

    -Kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit “Master profesional”, me kohë të pjesshme, për kandidatët shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit 200

    a. Kuotat për transferimin e studimeve 100

    b) Kuotat për program të dytë studimi 100

    c. Kuotat për shtetas të huaj 50

    d) Kuotat për personat që nuk shikojnë 20

    e. Kuotat për romët dhe ballkano – egjiptianët 20

    f) Kuotat për ish – të përndjekurit politikë 100.

    Kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit “Master profesional”, me kohë të pjesshme, sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij vendimi, sipas programeve të studimit dhe institucioneve publike të arsimit të larte, pasqyrohen në tabelën nr. 1, bashkëlidhur këtij vendimi.

    Kuotat për trojet

    Kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të dytë “Master profesional”, me kohë të pjesshme, sipas shkronjës “b”, të pikës 1, të këtij vendimi, të cilat ndahen ndërmjet kandidatëve shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit nga: Republika e Kosovës, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, pasqyrohen në tabelën nr.2, bashkëlidhur këtij vendimi. Kandidatët nga Republika e Kosovës, nga Republika e Maqedonisë, nga Republika e Malit të Zi dhe nga Prefektura e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës aplikojnë direkt në institucionet publike të arsimit të larte në Republikën e Shqipërisë. Rishpërndarja e kuotave të paplotësuara kryhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke marrë parasysh edhe kërkesat e IAL-ve publike.

    Kuotat e pranimeve për transferimin e studimeve të përcaktuara në shkronjën “c”, të pikës 1, të këtij vendimi, dhe kuotat për program të dytë studimi, të përcaktuara në shkronjën “ç”, të pikës 1, të këtij vendimi, shpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, bazuar në kërkesat e institucioneve publike të arsimit të lartë. Kriteret për transferim përcaktohen nga institucionet publike të arsimit të lartë dhe bëhen publike paraprakisht.

    Kuotat e pranimit për shtetasit e huaj, që do të studio)në në institucionet publike të arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë, në ciklin e dytë të studimeve “Master profesional”, me kohë të pjesshme, sipas shkronjës “d’ të pikës 1, të këtij vendimi, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas marrëveshjeve dy- apo shumëpalëshe ndërmjet vendeve. Kuotat e pranimeve, sipas shkronjës “dh’ të pikës 1, të këtij vendimi, për kandidatët me statusin e personave që nuk shikojnë, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të listës së hartuar nga Shoqata Kombëtare e të Verbërve. Kuotat e pranimeve, sipas shkronjës V të pikës I, të këtij vendimi. për romët dhe ballkano – egjiptianët, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të listës së hartuar nga shoqatat kombëtare respektive të romëve dhe ballkano-egjiptianëve. Kuotat e pranimeve, sipas shkronjës “ë”, të pikës I, të këtij vendimi, për ish- të përndjekurit politikë, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, në bazë të listës së hartuar nga Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë. Çdo program studimi i ciklit të dytë “Master profesional’1, me kohë të pjesshme, funksionon në vitin e parë për vitin akademik 2012 – 2013, në rast se atë e ndjekin të paktën 10 studentë. Institucionet publike të arsimit të lartë përcaktojnë kriteret e pranimit të kandidatëve dhe i bëjnë publike paraprakisht.

    Ulje tarifash për disa kategori

    Tarifat e përgjithshme të shkollimit, si dhe ato për çdo kredit. për studentët që regjistrohen në vitin e parë, për të gjitha programet e studimit të ciklit të dytë “Master profesional”, me kohë të pjesshme, në vitin akademik 2012 – 2013, përcaktohen në tabelën 1, bashkëlidhur këtij vendimi. Pagesa e tarifës bëhet me këste të përcaktuara nga institucioni i arsimit të lartë. Studentët, nuk e kanë përfunduar ende programin përkatës, pas përfundimit të kohëzgjatjes normale të programit të studimit, paguajnë vetëm tarifën për kredit të lëndëve të prapambetura. Kandidatët. që do të fitojnë të drejtën në një program studimi të ciklit të dytë, “Master profesional”, me kohë të pjesshme, në institucionet publike lë arsimit të lartë, në vitin akademik 2012 – 2013, dhe që u përkasin shtresave sociale, si: persona që nuk shikojnë dhe nuk dëgjojnë, invalidë, invalidë të punës dhe fëmijët e tyre, paraplegjikë dhe tetraplegjike, fëmije që gëzojnë statusin ligjor të jetimit, fëmijë romë, ballkano – egjiptianë apo fëmijë të policëve dhe ushtarakëve e rënë për shkak të detyrës, si dhe të ish – të përndjekurve politikë, paguajnë një kuotë, në masën 50% të tarifës së shkollimit. Shtetasit e huaj, që do të vazhdojnë studimet e ciklit të dytë “Master profesional”, me kohë të pjesshme. në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen së njëjtës tarife shkollimi si shtetasit shqiptarë. Me përjashtim të rasteve kur me marrëveshje ndërshtetërore është parashikuar ndryshe.