Kryevjedhja e radhës, Alb Telecom përfiton nga qytetarët shqiptar 22. 5 milionë dollarë

    342
    Sigal

    Rritet vlera e taksimit të telefonisë fikse, Prokuroria hesht dhe mbyll dosjet

    22. 5 milionë dollarë është shuma që kompania telefonike Alb Telekom iu vjedh xhepave të qytetarëve shqiptar nëpërmjet një takse mujore me vlerën 750 lekë të reja në muaj. Sipas të dhënave janë 250 mijë familje, të cilat përdorin telefon fiks. Po të bëjmë një përllogaritje në bazë të një formule të thjeshtë 250 familje po t’i shumëzojmë me 750 lekë në muaj, për 12 muaj që ka një vit, dalim në shumën prej 22,5 milionë dollarë. Këto të dhëna vijnë nga Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion, e cila ndër vjedhjet e konstatuar të radhës ka vëne re se, edhe Alb Telekomi ka arritur të vjedhë qytetarët nëpërmjet taksave mujore, nga 430 lekë taksa është rritur në 750 lekë. Por, të dyja këto taksa nuk duhet të ishin vendosur pa miratimin e institucionit, i cili kryen monitorimin e Alb Telekomit. Por, si të gjitha veprimet e tjera të kryera në kundërshtim me ligjin edhe Telekomi përse mos të përfitoj nga mos kontrolli i ligjit.

    Me të drejtë deputeti Ben Blushi kishte konstatuar dhe deklaruar se, mos kontrolli dhe  mos zbatimi i ligjit janë të rrezikshme për shtetin dhe shoqërinë shqiptare.

    Mesa duket tek ne funksionon që, kush zgjohet i pari të aplikoj një taksë për qytetarin se si të përfitoj në dëm të qytetarit. Radhën për të përfituar pas Kasave fiskale, pas Kolaudimit të mjeteve, pas taksës së mirëmbajtjes së numrave të llogarive bankare, e ka Alb Telekomi, i privilegjuari i qeverisë. Lidhur me këtë veprim shoqata pas denoncimit të shumë qytetarëve të paraqitur pranë shoqatës, ku qytetarët e shohin si të vetmen shpresë që ju ka ngelur për të ngritur zërin për vjedhjet e njëpasnjëshme të kryera në dëm të tyre, kjo shoqatë, me një shkresë të datës 20. 05. 2014. drejtuar Alb Telekomit i ka kërkuar bazën ligjore, mbi të cilën operon me vendosjen e taksës dhe rritjen e sajë.

    Shoqata, duke pasur legjitimimin, mbështetur në nenet 46,  48, 59, të Kushtetutës, nenit 39-53 të Kodit Civil, nenet 4, 5, 6, 7, 8 të Ligjit nr. Nr.9814, datë 4.10.2007 “Për organizatat jofitimprurëse” dhe të Statutit të kësaj shoqate, të miratuar dhe regjistruar në Gjykatën Tiranë, me Vendimin nr. 3635, datë 30.07.2013, ju parashtrojmë: Shoqatës Avokatëve Antikorrupsion Shqiptare i janë drejtuar me letra disa qytetarë të Tiranës, të cilët kërkojnë ndërhyrjen tonë lidhur me shkeljen e hapët të të drejtave të tyre në vendosjen në mënyrë të njëanshme dhe pa kurrfarë shkaku ligjor, të taksës së Telefonit mujor, me një ngritje drastike nga 450 lekë në muaj, në 750 lekë në muaj. Deri kurë mundë të vazhdohet që qytetarët e këtij shteti te mos mbrohen nga shteti i tyre. Është e vërtet që problemet vihen në dukje, por ka një problem tjetër se, institucionet përgjegjëse të cilat monitorojnë mediat, nuk e vihen në lëvizje për të marrë masa pas publikimit të veprimeve të kryera në kundërshtim me ligjin dhe të drejtat e njeriut. Mendoj se, është e nevojshme të merren masa urgjente, në të kundërt, shoqata do i dërgojë për ndjekje penale edhe përse prokuroria shpesh herë ka filluar të pushojë çështjet që kanë të bëjë me veprime të kundërligjshme, duke kërkuar shpeshherë moslegjitimimin, me qëllim që të shmanget nga vepra penale.

    Av. Ndue Pjetra

     (Kryetari i Shoqatës Anti-korrupsion)