Kreu i PD-së Kavajë/ Hipokrizia e rilindjes, po rikandidon përsonin përgjegjës që falimentoi bashkinë dhe financat

142
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Dega Kavajë, Hysen Kadiu e ka quajtur hipokrizi rë rilindjes rikandidimin e Redian Kralit nga Partia Socialiste për Bashkinë e Kavajës në zgjedhjet e 14 Majit: Të rikandidosh për kryetar të njejtin person, të cilin e shpallët të paaftë dhe përgjegjës për falimentimin e Bashkisë, është jo vetëm hipokrizi, por edhe një tallje e madhe për qytetarët e Kavajës! Nëse ka një çështje, e cila na vendos të gjithëve përpara përgjegjësive politike dhe institucionale, është padyshim falimentimi i Bashkisë Kavajë. Të gjithë e mbajmë mend sesi Qeveria Rama shpalli bashkë me falimentimin e bashkisë sonë edhe kryetarin e bashkisë si të paaftë dhe inkompetent për menaxhimin e krizës, duke hapur zyrtarisht garën për administrator, i cili de jure do të merrte kompetencat e kryebashkiakut. Këtu nis dhe hipokrizia e pafundme e Rilindjes. Si mundet t’i ofrosh si alternativë qytetarëve, të njejtin person, të cilin disa muaj më parë e akuzuat si përgjegjës për falimentimin e bashkisë dhe të paaftë për menaxhimin e saj?! Qytetarët e kanë të qartë se ky njeri, është si shkaktar i krizës, ashtu edhe i paaftë për ta menaxhuar atë, por kurrësesi nuk është etike të përdorni dy standarte, të të paaftit dhe alternativës. Cinizmi dhe deluzionet ju bëjnë të nxirrni njeriun më të urryer në Shqipëri, të dalë e të flasë për Kavajën, si kryeqendrën e turizmit vendas. Pra, për ta kuptuar drejtë, ju po na thoni, se një bashki lider e turizmit në vend, praktikisht me të ardhurat më të larta, arrin deri në atë pikë sa të shpallë falimentin?!A ka një logjikë, e cila mund t’i japë shpjegim filozofisë suaj deluzive? Qytetarët e Kavajës janë të vetëdijshëm dhe e vlerësojnë fare mirë potencialin e jashtëzakonshëm që Zoti u ka dhuruar, por kurrsesi nuk mund të pranojnë këtë tallje kaq të madhe, që vetëm arroganca Rilindase mundet ta ofrojë. Më 14 Maj, Kavaja zgjedh ndryshimin!