Konusulli i Nderit të Shqipërisë në Hungari, Avnija Hafuzi , nderohet me Medaljen e Artë nga Presidenti i Dhomës Hungareze të Tregtisë

464
Sigal

Avnija Hafuzi, Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Hungari,  është nderuar me çmimin e vitit  në njohje të aktivitetit të veçantë që ka realizuar për sigurimin e rendit publik të bashkisë, me titullin “Mbrojtës Civil i Vitit” nga Ferenc Bese, Kryetar i Bashkisë Budapest, më 25 shtator 2020.

Krahas këtij akordimi që flet për punën dhe meritat e z. Hafuzi, Presidenti i Dhomës Hungareze të Tregtisë dhe Industrisë, Dr. László Parragh, i dha Medaljen e Artë Presidenciale,Konsullit të nderit të Shqipëri ,Avnija Hafuzi. Medalja përkujtimore  i akordohet në shenjë mirënjohjeje për punën dhjetravjeçare sakrifikuese dhe profesionale të suksesshme të kryer në kuadrin e Bashkimit të Shërbimeve të doganave, të akcisave e tatimeve, si dhe në organizimin e konferencave doganore.