Kongresi i Shkencave Biomjekësore Rama: Ulëm 30% çmimin e ilaçeve

    374
    U mbajt sot kongresi i tretë ndërkombëtarë i Shkencave Biomjekësore, në të cilën morën pjesë edhe Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
    Në fjalën e tij, kryeministri Rama teksa vlerësoi rëndësinë e këtij kongresi në përmirësimin dhe çuarjen përpara të shërbimeve dhe funksionimit të sistemit mjeksor theksoi se është arritje e qeverisë së tij përmirësimi që sot vihet re në kët sistem. Rama ka theksuar se qeveri që ai drejton ka bërë të mundur që të gjithë shqiptarëve ti blejnë tashmë ilaçet 30% më lirë sesa në qeverisjen e kaluar.
    Më tej Rama ka sqaruar edhe mungesën e ilaçeve në spitale, mungesë të cilën ia ka faturuar përgjegjësinë qeverisjes së kaluar për borxhin 40 milion dallarë që la ndaj furnitorëve.Teksa renditi një sërë arritjesh në shëndetësi, në dy vitet e qeverisë së tij ai u ndal edhe tek rëndësia dhe të mirat që solli zbatimi i ligjit anti-duhan.
    “Kemi realizuar një zotim të rëndësishëm që të mos lejojmë që shqiptarët ti blejnë ilaçet më shtrenjtë se në vendin e origjinës dhe me heqjen e taksës mbi ilaçet kemi arritur ti ulim çmimet në një mesatare 30%, duke i kursyer buxhetit të shtetit 70 mln dollarë, të cilat fuqizojnë ndjeshëm qeverinë për të bërë më shumë për sistemin shëndetësor. Asyeja e mungesës së ilaçeve lidhej me një borxh të madh që shteti u kishte furnitorëve që me kontratë u kishte kërkuar sasitë e furnizimit por nuk i kishte paguar. Dhe furnitorët në një moment të caktuar kishin ndalur së furnizuari spitalin, 40 mln dollarë. Ju e keni parasysh që 40 milion dollarë për buxhetin terësor të shëndetësisë dhe shtetit nuk janë pak, janë shumë.
    Nuk ishin vetëm këto, 40 mln dollarë ishin pjesë e një sasie borxhesh që ne nuk e dinim, që institucionet financiare nuk e dinin dhe që ne e gjetëm kur morëm qeverinë. 720 mln dollarë borxhe për të njëjtën arsye, kontrata të shkelura plotësisht nga qeveria për punë të papaguara,shërbime të marra dhe të papaguara dhe për një sërë kontratash të tjera.
    Por ne vendosëm që të qeverisim si u zotuam, me forcën e shembullit. Vendosëm ta kthejmë qeverinë në pozitën ku e detyrin të jetë Kushtetuta e vendit në raport me qytetarin dhe të gjitha palët me të cilat punon. Qeveria nuk ka asnjë të drejtë të sillet mbi ligjin. Nëse qeveria kërkon që qytetarët të paguajnë taksat, nuk mundet dot që vetë të mos paguajë detyrimet, nëse qeveria kërkon që qytetarët të pagujnë dritat nuk mundet që borxhin më të madh ndaj kompanisë ta ketë vetë. Një nga strukturat shtetërore që kishte borxhin me të madh ndaj OSHEE ishte Ministria e Energjisë.
    Qeveria nuk ka asnjë atribut kushtetues dhe ligjor ti thotë sipërmarrjes unë të paguaj kur dua dhe nuk të paguaj kur s’dua dhe që ti thotë furnitorëve të spitaleve ilaçet do sillni, por unë lekët do t’ua jap kur ti kem. Ne shlyem plotësisht borxhin ndaj furnitorëve dhe sot jemi në kushte të reja. Arritëm që 85 barna të reja të futen në listën e rimbursimit, 45 janë principe të reja aktive. Janë 150 mijë qytetarë shqiptarë që kanë përfituar. Garantuam furnizim të vijueshëm të spitaleve me barna dhe materiale mjekësore, një sëmundje që u kthye në kronike me të cilën u pajtuan të gjithë, mjekët, pacientët, familjarët dhe vetë shteti.
    Kthyem vëmendjen tek parandalimi dhe diagnostikimi i përhershëm si mënyra më e mirë për të zgjatur vitet e jetës së shëndetshme, por dhe si mënyra më e mirë për të kursyer.
    Në rrugën e një zotimi shumë të fortë dhe padyshim shumë ambicioz për të shkuar drejt mbulimit shëndetësor universal ne bëmë të mundur që vitin e parë që çdo shqiptar rezident 40-65 vjeç të përfitojë kontroll mjekësor falas pranë qëndrës shëndetësore të vendbanimit të tij.
    Hapëm një betejë me duhanin dhe arritëm më në fund të zbatojmë një ligj që ishte miratuar kohë më parë dhe nuk e zbatonte askush. Paguam dhe një kosto që e kishim marrë parasysh nga rënia e konsumit të duhanit. Ky është lajm shumë i mire, edhe pse shteti merr më pak të ardhura nga akciza mbi duhanin, më pak blozë hyn në mushkëritë e qytetarëve tanë”, tha Rama 
    Sigal