Klosi pret Ambasdorin Italian Gaiani Bashkëpunimi do marrë karakter të ri

    389
    Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, zhvilloi sot një takim me ambasadorin italian, Massimo Gaiani, për forcimin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinise të Shqipërisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale italiane në një skenar të ri strategjik, duke vënë theksin tek arsimi profesional.
    “Folëm për një marrëveshje të re që do të ndërrmarim me Ministrinë e Punës së Italisë për njohjen e pensioneve, një moment shumë i rëndësishëm në funksionimin e kësaj ministrie dhe ajo që ishte tema kryesore e diskutimit, lidhet me ndihmën që do japë Italia për arsimin profesional në Shqipëri. Arsimi profesonal do të jetë një nga momentet më të rëndësishme dhe qeveria Italiane, nëpërmjet ambasadorit mirëpriti propozimin tonë dhe garantoi se disa projekte konkrete ka të bëjë me shkolla të reja në Shqipëri, për forcimin e sistemit të arsimit profesional në Shqipëri”,tha Klosi.
    Nga ana e tij ambasadori Italian Gaiani, tha se Shqipëria dhe Italia do promovojnë nisma të reja në arsimin profesional në Shqipëri. “Gjatë bisedës ne folëm për shumë arsye që na bashkojnë në një bashkëpunim intensiv që kemi pasur në të kaluarën me qeverinë shqiptare, por biseduam dhe për mënyrën si mund të forcojmë bashkëpunimin, nëpërmjet iniciativave për forcimin e dialogut politik. Shpresojmë që sa më shpejt të kemi një takim zyrtar të ministrit të mirëqenies sociale në Itali, për të prezantuar propozimi konkrete të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e arsimit profesional”, tha Gaiani.
    Sigal