Klosi: Nxirret nga lista dhe nuk merr ndihmë ekonomike, ai që refuzon punën

    336
    Nëse jeni regjistruar si i papunë e nuk pranoni punën që sigurojnë Zyrat e Punësimit, hiqeni automatikisht nga lista e papunësisë si dhe nga ndihma ekonomike. Ka qënë ky propozimi për projektligjin e papunësisë lidhur me planin 5-vjeçar që ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka prezantuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punësimit.
    Po ashtu Klosi tha se është rritur numri i punonjësve të regjistruar nga bizneset në kluadër të informalitetit. Për kreun e inspektoriatit të punës Dritan Ylli ndonëse është shtuar numri i punonjëve të regjistruar ka ende biznese informale e që nuk deklarojnë pagat e plota të punonjësve.
    Që në krye të diskutimit këshilltarët e Këshillit Kombëtar të punës kërkuan nga miniostri që para se plani 5-vjeçar i punës të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave, tu lihet kohë bizneseve që ta shqyrtojnë atë. 
    Sigal