Klosi firmos marrëveshje me shkollën “Arben Broci” dhe OSHEE

    405
    Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ka nënshkruar në qytetin e Shkodres marrëveshjen mes shkollës profesionale teknike “Arben Broci” dhe OSHEE-së, mbi kualifikimin e nxënësve përmes praktikës dhe aftësimit profesional. Shqipëria ka nevojë për punonjës të kualifikuar dhe këtë synon kjo marrëveshje e sotme. Shumë shpejt hyn në fuqi edhe ligji për punësimin ku punëkërkuesve të pa punë pasi u ofrohet një vend pune dhe ata e refuzojnë të mos u ofrohet asnjë vërtetim nga zyrat e punës shtoi Klosi, i cili evidentoi se në Shkodër janë 10 mijë punë kërkues të pa punë.
    Më herët ministri Klosi vizitoi bizneset fasone ku u shpreh se është duke u punuar me qëllim që të kemi bashkëpunim sa më të frytshëm për punësimin e punonjësve. Ndërsa në lidhje me kërkesat e shqiptarëve për emigracion përmes kualifikimeve që ato kanë kryesisht në Gjermani, ai u shpreh se nuk ka më emigracion të pa ligjshëm, dhe se kërkesa në tregun europian të punës për punonjësit e kualfikuar është e vazhdueshme.
    Ministri Klosi gjithashtu u pyet edhe në lidhje me nenin në kodin penal kundër shpifjes ndërsa u shpreh se unë si minister jam i angazhuar për punësimin.
    Ministri Klosi zhvilloi edhe një analizë të punës së zyrave të punësimit dhe inspektorjateve të punës në qarkun e Shkodrës.
    Sigal