Klodi Stralla: Drejt një Dejtoni të Ri

506
Sigal

Drejt një Dejtoni të Ri

 Klodi  Stralla

( Marrëveshje, në këmbim Investimeve apo në dëm të shqiptarëve )

Para 25 vjetësh (1995) amerikanët thirrën në Dejon serbin Milosheviç, kroatin Tuxhman dhe boshnjakun Izetbegoviç (presidentët respektivë) dhe u imponuan një Marrveshje përmes të cilës i dhanë fund konfliktit të nxehtë (luftës) mes tyre, gjë që s’mundën ta bënin europjanët prej disa vitesh. Por kjo Marrveshje nuk zgjidhi edhe funksionalitetin e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës që, ende sot, vazhdon të lëngojë si një shtet rakitik, artificial dhe jo funksional.Kanë kaluar 20 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë dhe 12 vjet nga shpallja e pavarësisë të saj dhe ende jemi përpara një “ndërtimi” që prêt të legalizohet (njihet nga shumica e shteteve të tjerë), përfshi Serbinë, pjesë e së cilës ka qenë për afro një shekull. Edhe ajo, si Bosnja, ka struktura politike jo funksionale, ku korrupsioni, nepotizmi, informaliteti dhe krimi i organizuar bashkëpunon me politikën dhe nuk mundëson krijimin e një shteti modern demokratik.Ka shumë treguesa, që dëshmojnë se administrata Trump (edhe si një sukses diplomatik në prag zgjedhjet presidenciale të nëntorit), kërkon me këmbëngulje arritjen e shpejtë të një Marrveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Ajo që mbetet e paqartë është se çfarë lëshime u kërkohen të bëjnë palët respektive. Këtu natyrisht përzihet edhe Tirana zyrtare e Edi Ramës.
Deri tani Uashingtoni po ofron “karotën” – investimet amerikane prej disa miliarda dollarësh, nëse arrihet Marveshja dhe një marketing politik për palët, që do të reklamohen si zgjidhësit e një konflikti shekullor mes shqiptarëve e serbëve, si modeli franko-gjerman i pas luftës.
Por ajo qe nuk përvijohet qartë është “shkopi” që mund të përdoret nëse palët rezistojnë në llogoret e tyre. Për mua, vonimi në ndërtimin e qeverisë në Kosovë ka lidhje pikërisht me këtë ngerç.Nuk është çudi (unë e pres) që, shumë shpejt, në muajt që vijnë, palët (kosovarët dhe serbët, mbase edhe Tirana në pas skenë), të thirren urgjentisht në SHBA (mbase edhe në Dejton) dhe t’u imponohet një Marrveshje. Si zakonisht, në raste të tilla, barra më e rendë e lëshimeve do t’i bjerë palës më të dobët e më pak të përgatitur. Druaj (qofsha i gabuar) se kjo barrë do të jetë shkëmbimi i territoreve, që sigurisht është në dëm të shqiptarëve.