Kejdi Mehmetaj: Pushteti kriminal po nxis konflikt, asnjë hap pas

587
Sigal

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, përmes një postimi në facebook, thotë se vendimi i Kolegjit Zgjedhor dha mesazhin që institucionet janë të kapura nga banda në pushtet. Ajo thotë se opozita nuk do të hedhë asnjë hap pas. Nënkryetarja e LSI-së, akuzon qeverinë si nxitëse të konfliktit.

Postimi i plotë

Kolegji Zgjedhor certifikoi të drejtën e qytetarëve për të vendosur vet drejtësi në dt.30 qershor.

Vendimi i sotëm vërtetoi se të gjithë institucionet që janë ende në këmbë janë të kapura nga banda në pushtet dhe nuk ka më keq për një vend se sa kur institucionet e së drejtës zhbëjnë kushtetutën e ligjin me urdhër politik.

Në këto ditë që vendi kishte nevojë për garanci stabiliteti, pupacët e Kolegjit Zgjedhor dhanë mesazhin e qartë të pushtetit kriminal që do të nxisë konflikt dhe ndasi. Shqiptarët nuk do të dorëzohen përballë diktaturës! Asnjë hap pas në rrugën që kemi nisur për demokraci!