Kejdi Mehmetaj: Fermerët në 25 prill do të votojnë LSI, numrin 6

187
Sigal

Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputete në Qarkun e Fierit, Kejdi Mehmetaj, vijoi takimet e saj në fshatin Shtyllas të Fierit, ku u njoh nga afër me problemet që hasin fermerët atje, duke i njohur ata edhe me programin e LSI-së për bujqësinë.

“Me Gjergjin në Shtyllas, një prej fermerëve më të mëdhenj të ish-komunës Levan, i cili merret me blegtori por njëkohësisht edhe me bujqësi.

Gjatë bisedës me të kuptuam edhe njëherë me sa vështirësi përballen fermerët shqiptarë. Edhe pse punëtor e shumë të përgjegjshëm, ata kanë 0 mbështetje nga shteti. Mungojnë infrastruktura, kontrolli dhe subvencionet. E ska si të ndodhi ndryshe kur paratë e taksave tona, nuk shkojnë për qytetarët, por për PPP-të e koncesionet korruptive të Edi Ramës.

Fermerët duan përkrahje, duan ta shohin punën e tyre të marrë vlerë e fëmijët e tyre të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndaj në zgjedhjet e 25 prillit do të votojnë LSI, numrin 6”, shprehet Mehmetaj.