Kasapët dhe kuzhinierët e Sigurimeve Shoqërore

    567
    Sigal

    Ramiz Dauti/ Ja mëkatet e Drejtoreshës Juridike të ISSH-së, Mirela Selita dhe Drejtorit të Përfitimit, Sabah Goci

    ISSH Tiranë dhe DRSSH Dibër, dhunojnë të drejtat e pensionistëve, invalidëve të punës dhe jetimëve

    Administrata e Drejtorisë së Përgjithshme të ISSH-së, Tiranë, që prej tetë vitesh ka dhunuar të Drejtat Kushtetuese të personave (pensionistëve, invalidëve të punës dhe jetimëve), lidhur me zbatimin e ligjit nr. 7703 dt. 11.05.1993 (me ndryshimet e bëra) për “Sigurimet Shoqërore” në Republikën e Shqipërisë dhe konkretisht:

    Neni 40 është shprehur qartë për përfitimin e pensionit familjar, psh; një nëne që është mbajtës i një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit deri në moshën 8 vjeç, i takon sipas nenit 41 të ligjit të sipërcituar 50 %  e pensionit që kishte, ose i takonte të ndjerit dhe 50 % jetimi i vetëm, ose 25 % për secilin kur janë dy jetimë. Kështu znj. Donika Zuna që rrit jetimin e vetëm, Fatjon Zuna që është nën 8 vjeç, nga DRSSH Dibër i paguhet vetëm 25 % e pensionit të të ndjerit (babait), z.Emin Zuna me dosjen e pensionit familjar Nr. 109805 dhe për një pagesë të tillë është dhënë urdhëri nga Drejtoresha Juridike e ISSH-së, Mirela Selita (kasapes) dhe Drejtorit të Përfitimit Sabah Goci (kuzhinierit) dhe kjo e drejtë nuk mbrohet nga Drejtori i Auditit në ISSH. Dy dhunuesit e lartpërmendur nuk e lexojnë pikën 2, të nenit 41, por cilësojnë  se znj/ Donika Zuna është e vetëpunësuar, se i ndjeri ka patur tokë në përdorim, pavarësisht se banonte në qytet. Ai (i ndjeri) për të jetuar duke qenë se ishte i papunë ka patur tokë me qira dhe kështu e veja me jetimin nën 8 vjeç, sa sqarojnë “specialistët” (kasapja  dhe kuzhinierja) duhej që të punësohej duke marrë tokë me qira. Sqarojmë se si duhet interpretuar Neni 57, pika 3, e kësteve të përfitimit, që ndalohen kur znj/ Donika Zuna është e punësuar  me pagesë, ose është aktive kur kjo ka aktivitet privat e regjistruar në Drejtorinë e Tatim-Taksave e jo kur realisht kjo zonjë merret me rritjen e jetimit të lartpërmendur minoren. Ndërkohë zonja rezulton e papunë dhe banore e bashkisë Dibër. Përsa më lart, është në të drejtë të Gjykatës Kushtetuese ta interpretojë Nenin 57, pika 3 e ligjit 7703, dt. 11.05.1993, ku duket fare qartë se kasapja me të ashtuquajturin kuzhinierin e ISSH-së në shkresën e cituar si më lart, kanë cenuar të drejtat e disa nënave që kanë rritur jetimë  të moshës nën 8 vjeç, duke mos u paguar pensionin familjar kur kanë mbushur 50 vjeç, siç shprehet Neni 40, pika 2 për “Përfitimin e Pensionit Familjar”, ku kemi disa fakte si znj/ Shame Sava, sikurse znj. Zuna dhe shumë të tjera që nuk po i përmend.

    Neni 41 pika 1/a, thekson se e veja merr 50 % të pensionit nga pensioni i të ndjerit, kur ajo mbush moshën 50 vjeç, pavarësisht nëse disponon tokë në përdorim apo jo, për faktin se sipas nenit 31/ 2 një nënë që ka arritur moshën e saj 50 vjeçe dhe që ka rritur fëmijët mbi 8 vjeç, 6 fëmijë e më shumë dhe ka plotësuar vitet e punës, sipas nenit 93, i është lidhur pensioni i pleqërisë, pavarësisht se ka tokë. Kështu që ISSH duhet të zbatojë ligjin njësoj për të gjithë, sipas nenit 18 të Kushtetutës ku të gjithë duhet të kenë të drejta të barabarta, e jo ashtu si shprehen “Të paaftët” e që paguhen si specialistë në Drejtorinë e Përgjithshme të ISSH-së Tiranë. Këta “specialistë”, Ligjin nr, 7703, dt.11.05.1993 e kanë dekretuar me shkresat që u përgjigjen qytetarëve, pra DRSSH-ja në prefektura do të zbatojë urdhrat e kasapëve e jo nenet e Ligjit nr, 7703, dt.11.05.1993  “Për Sigurimet Shoqërore”, të dekretuar nga Presidenti dhe jetimi i vetëm nuk merr 50% e pensionit të të ndjerit si e jep neni 41/1, si dhe ligji 8392, dt.2.9.1993, i ndryshuar, i cili në nenin 6 thuhet: “Në rastet kur përfituesi i pensionit familjar është vetëm një jetim shuma e pensionit familjar është 50% e pensionit të plotë, që merrte ose do të merrte  personi që ka vdekur, por nga kasapët e ISSH-së, pavarësisht se kjo është në ligj (i ndryshuar), nuk njihet nga Drejtoria e ISSH, me qëllim diskriminimin e jetimit të vetëm. E megjithëse disponojmë fakte se në disa DRSSH e paguajnë jetimin e vetëm me 50 % të pensionit të të ndjerit, por për këto pagesa kanë marrë shpërblime kasapët nga prindërit që jetojnë me këto jetimë (e veja ne rastin tonë, ose raste të tjera kur nuk jeton nëna ka paguar babai) me qëllimin e vetëm për ta përfituar këtë të drejtë të nëpërkëmbur.

    ISSH nuk njeh VKM  nr. 76 dhe 96 dt. 18.01.1993 për derdhjen e kontributit të bujqve privat

    Kasapja dhe gatuesi i ISSH-së në Dibër ka nxjerrë 30 nëna Debitore për pensionet e lidhura kur kanë mbushur moshën 50 Vjeç, sipas nenit 31/2 dhe pika 3 e Ligjit nr, 7703, dt.11.05.1993, dmth që kanë patur 6 fëmijë dhe vitet e sigurimit sipas nenit 93. Këtyre 30 qytetareve u pezullohet pensioni nga Auditi i ISSH-së dhe kanë dalë me nga 400 mijë lekë të reja debitore, se neni 96 nuk njeh si periudhë sigurimi nga data 1.01.1993- 31.09.1993. Në fakt me VKM  nr. 76 dt. 18.01.1993 i janë shtuar në organikë ISSH-së edhe 300 punonjës me një fond page prej 12 milion lekësh, për grumbullimin e të ardhurave nga derdhja e kontributit të bujqve privat dhe kjo derdhje sipas VKM 96 dt. 18.01.1993 është caktuar që 30% të jetë në muajin Qershor të 1993 dhe 70 % të kontributit vjetor në muajin nëntor 1993. Ndërsa nga kasapët e ISSH-së, nuk njihet kjo periudhë sigurimit nga dt. 01.10.1993 – 31.12.1993. Në nenit 39 të ligjit 9377 dt. 21.04.2005, i është shtuar nenit 96 të ligjit Ligjin nr, 7703, dt.11.05.1993, paragrafi: “Për çdo vit sigurimi nga data 1.01.1993 pensionistit i jepet një shtesë 1%”, pra, nuk përfiton shtesën 1 % për periudhën e sigurimit nga 1.1.1993 deri më 30.9.1993. Pavarësisht se 30 nënat e dala debitore sipas tyre, e kanë derdhur kontributin përpara dt. 21.04.2005, e jo të mos i njihet periudha e sigurimit të bujqve privat me tokë siç e kanë shkruar legjislacionin kasapët e ISSH-së në nenin 96 ku është thënë: Periudhë sigurimi njihet pas 1.9.1993 e pas.

    Këto veprime të ISSH-së për disa persona, nga 30 nënat e dala debitore nga Auditi i ISSH-së në gjykimet, e kanë përfituar të drejtën e lidhjes së pensionit nga 1.1.1993 e në vazhdim. Në fakt, shumë nga këto nëna nuk kanë të ardhura për të dërguar  padinë që ta përfitojnë këtë të drejtë kushtetuese që ISSH vetë ia ka lidhur pensionin dhe nuk i ka pezulluar që në ditën e lidhjes, dhe për diskriminim që u është bërë ne si shoqatë do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për ta gjykuar dhe do t’i kërkojmë një Vendim Unifikues.

    *Kryetari i Shoqatës “Ndihmoni Jetën”

    Qeveria të reformojë administratën e ISSH-së dhe DRSSH-ve në prefektura

    I bëjmë thirrje Qeverisë për një reformë të administratës, si në ISSH dhe DRSSH në Prefektura dhe gjithashtu do paraqesim një projekt për disa ndryshime në Ligjin nr, 7703, dt.11.05.1993, “Për Sigurimet Shoqërore” në Republikën e Shqipërisë, pasi të publikohet në shtypin e ditës. Me Kushtetutë te “Lëvizja e lirë” thuhet se qytetari i Shqipërisë do të vendoset aty ku do të gjejë kushte më të mira jetese dhe pronën përderisa nuk e ka shitur e ka të tijën dhe është i detyruar të shkojë për ta punuar se duhet të jetojë. Pasi punësimi ka mbaruar që nga 1992. Me VKM nr. 1206 dt. 11.12.2009 u njihet periudhë sigurimi bujqve privat, e drejta e derdhjes së kontributit, pavarësisht se kanë lëvizur gjendjen civile nga fshati në qytet, nga data 1.10.1993 deri 1.05.2004, se është harruar VKM nr 76 dt 18.01.1993?

    –          ISSH dhe DRSSH në prefektura sa më sipër nuk u njeh periudhën e sigurimit bujkut privat kur ka lëvizur i lirë nga fshati në qytet, pavarësisht se tokën e punon. Ky vendim duhet përmirësuar dhe t’u njihet derdhja e kontributeve, pavarësisht se ku banojnë dhe mos t’u njihet e drejta e kompensimit të VKM-së 605 dhe 703 dt. 27.12.2001 i cili i jep pensionistit me banim në qytet pa tokë, 700 lekë për energjinë dhe 414 lekë kompensim për bukën dhe për persona në ngarkim deri në moshën 18 vjeç ose 25 vjeç, kur është student dhe bashkëshortit të papunë.

    –          Ndërsa pensionistit të fshatit që kanë tokë, u jep ligji 350 lekë për energjinë dhe 150 për bukën, ndërsa personat në ngarkim nuk marrin.

    –          Kjo del qartë se pensionisti në fshat me tokë ka derdhur kontributin e bujkut privat. Realisht, ISSH paguan invalidët e grupit të IV me banim në qytet pa tokë, sipas VKM 703, për disa persona që paguajnë administratën me lekë nën dorë. Dhe nuk paguajnë shumë të tjerë që nuk kanë për të bërë pagesa nën/dorë, kur neni 58 i ligjit 7703 dhe invalidëve të pjesshëm u njihet periudhë sigurimi.

    –          Pra, neni 18 i Kushtetutës vepron para atyre të invalidëve që paguajnë megjithëse ka plot invalidë pune dhe persona PAK, që nga KMCAP-i vlerësohen invalid pa qenë të sëmurë.

    –          Përfundimisht do t’i kërkoj dhe ministrit Social që në Dr. Rajonale Sociale të mos sjellë një stomatolog pa asnjë vit punë, por një mjek me 5 vjet punë eksperiencë, siç shkruan dhe rregullorja e M. Së Shëndetësisë dhe e Drejtorit të ISSH-së.

    –          Ata persona që kanë qoftë dhe një vit pune të mos vlerësohen si invalidë të paaftë e të trajtohen me nenin e ligjit 9355 dt. 10.03.2005

    Këto veprime bëhen nga KMCA në prefektura ku këto persona duhet të paguhen nga DRSSH e prefekturës siç përcakton neni 8 i ligjit 9377 dt. 21.04.2005, i ndryshuar; neni 35 të ligjit 7703 dt. 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore”ku thuhet se “ Në DRSSH e tetë prefekturave të vendosen specialistë e jo persona që kanë diploma bujqësore, mësues etj”.

    DRSSH nuk është lejuar nga kasapët e ISSH-së të bëjnë rillogaritjen e pensioneve siç përcakton ligji 9588 dt.23.08.2006 me VKM 561 dt. 12.08.2005 “Për pagat Referuese”dhe VKM 258dt. 13.06.2009 “Për Koeficentët”, i ndryshuar deri më sot. Ne si shoqatë, për disa persona që kanë paraqitur kërkesën se nuk u është rillogaritur pensioni, por paguheshin me pension minimal, kemi fituar në gjykata me ISSH-në, me DRSSH-në, ku u janë paguar lekët e 3 viteve që jep neni 62, pika 3, se ka qene faji i DRSSH që ju ka lidhur pensionin në kundërshtim me nenin 59 të ligjit 7703 për faktin se nuk u kanë kërkuar pagat e tre viteve për 10 vjetshin e fundit të punës, por ka plot pensionistë që e vuajnë mos llogaritjen e këtyre veprimeve, të thëna në nenin 18 të ligjit 9377 dt. 21.04.2005 të ndryshuar.