Ja si e vodhën dhe e rropën CEZ-in

    482
    Sigal

    Zbardhet skema e zhvatjes që i bënë CEZ-it kompanitë e mbledhjes së pagesave

    Në gjendjen katastrofike që është katandisur CEZ-i nuk është faji se shqiptarët nuk paguajnë energjinë elektrike, por se drejtuesit e tij, qoftë ata çekë, por edhe administratori i shtetit, Sahit Dollapi, kanë ndërtuar skema piramidale, që vjedhin e zhvatin CEZ-in. Kështu, CEZ-i ka shumë kompani, të cilat i vjelin borxhet dhe detyrimet, mirëpo këto kompani marrin përqindje të fitimit të tyre  nga 23 deri në 54 %. Për çdo shumë borxhi të mbledhur. Deputeti i PS-së Erjon Braçe publikon edhe dokumente, të cilat dëshmojë sa përqindje nga borxhet e mbledhura, përfitojnë këto kompani. Ja se çfarë shkruan deputeti Erjon Braçe. “Kjo është tabela e një Raporti të mbajtur SEKRET mbi situatën e CEZ-it. Sjell një fakt shumë të rëndësishëm. Shuma e parave të mbledhura një grup kompanish për  mbledhjen e borxheve të qytetarëve, bizneseve, kompanive dhe institucioneve buxhetorë ndaj CEZ-it. Shihni sa kanë  marrë: Nga 23 deri në 54% të çdo shume borxhi të mbledhur!! Miliona euro të zhvatura në këtë mënyrë! Janë;

    Mercl, Constal, Elite, ATU, dhe CE2 SERVICES, CE2 MANAGEMENT. Kompanitë, të cilat nga korriku 2012 deri në janar 2013 kanë arkëtuar qindra milionë lekë në këtë mënyrë!
    Kur muaj më parë e denoncova këtë zhvatje, në dijeni të kontratave, por në pamundësi të njohjes së shifrave, njeri prej klientëve të Berishës dhe njëherësh pronari i dy kompanive të mbledhjes së borxheve, m’u hakërrye me një padi gjyqësore. Madje,  i  dërgoi edhe  kryesisë së PS-së  dhe një fletërrufe të madhe! Por ja ku keni të vërtetën, zhvatjen marramendëse të  kompanisë më të madhe në vend! Kjo histori zhvatje prej klientëve meriton hetim të menjëhershëm!”, – thotë deputeti Erjon Braçe.

    Ja si reagojnë edhe qytetarët, pasi njihen me këtë zbardhje të skandalit.

    Esma Lika. Për të gjitha vjedhjet që kanë bo kompanitë, si CEZ-i dhe Saliu, drejtësia të shkojë në vend, prokuroria të hetoje, por jo kjo që është tani, po ajo drejtësi që do ta zgjidhni ju me formimin e qeverisë së re. Të gjithë të shkojnë para drejtësisë e të japin llogari për gjithçka .

    Arjan Zhupa:  Vetëm burgu u bën derman këtyre, jo vetëm konstatimet.

    Elizana Shameta: Hetojini, gjykojini, dënojini. Të marrin atë që meritojnë…burgun.