Ja si do të kryhet regjistrimi në universitete

    230
    Ministria e Arsimit në Shqipëri ka përcaktuar datën 12 tetor për nisjen e vitit të ri akademik, i parashikuar të përfundojë më 30 shtator. Gjithashtu, Ministria e Arsimit ka përcaktuar mënyrën si do të pranohen studentët e rinj. Fituesit paraprak në universitete do të publikohen në datën 3 shtator dhe menjëherë më pas do të nis regjistrimi i tyre, i cili do të mbyllet në 9 shtator. Kandidatët fitues në listat paraprake, kanë të drejtë të bëjnë dy zgjedhje në momentin e regjistrimit on-line: Të konfirmojnë dhe kryejnë regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar në listat paraprake të shpallura, duke ndërprerë konkurrimin. Të vazhdojnë konkurrimin për të fituar një preferencë më të lartë duke bërë zgjedhjen përkatëse gjatë procedurave të regjistrimit on-line.
    Këta kandidatë, së bashku me kandidatët që nuk janë shpallur fitues në listat paraprake, konkurrojnë për vendet e mbetura bosh të kandidateve fitues të cilët nuk kanë kryer regjistrimin on-line”, – përcakton urdhri i Minestres se arsimit Lindita Nikolla.