Ja si do jepen vizat për punësim dhe studim

    453
    Ambasada gjermane: Si do të jepen vizat për punësim e studim 
    Selia diplomatike deklaron se nuk do të ketë privilegje për agjencitë e udhëtimit, zyrat e avokatisë apo operatorë të tjerë. Lista me kategoritë që përfitojnë
    Ambasada gjermane në Tiranë bëri të ditur se për çështjen e vizave të personave, të cilët duan të studiojnë apo punësohen, nuk ka asnjë privilegj për agjencitë e udhëtimit, zyrat e avokatisë apo operatorë të tjerë. “Lutemi të merret në konsideratë që caktimi i takimit per aplikim për vizë lihet vetëm për një person. Për këtë arsye takimet për bashkëshortët dhe fëmijët, pavarësisht nga mosha e tyre, duhet të lihen më vete”, bëri të ditur ambasada. Reagimi i selisë diplomatike të Berlinit vjen pas shtimit të operatorëve të ndryshëm, që u premtojnë qytetarëve siguri në pajisjen me vizë studimi apo punësimi, kundrejt një pagese të caktuar apo pjesëmarrjes në kurse të posaçme.

    Caktimi i takimit në ambasadë
    Në çështje vizash Ambasada nuk bashkëpunon as me agjencie udhëtimi, kancelari avokatie apo një operator tjetër komercial, dhe nuk u ofron atyre asnjë privilegj. Rezervimi kryhet përmes VETË aplikuesit. Caktimi i ditës dhe orës së aplikimit është PA KOSTO. Aplikantët pa një takim do të refuzohen.

    Ju lutem mbani parasysh: Nëse në ditën e aplikimit numri i pasaportës nuk përputhet me numrin e dhënë në sistemin e rezervimit të takimeve, ju nuk do të pranoheni në seksionin e vizave dhe do duhet të rezervoni një takim tjetër. Paraqitja pa një takim të konfirmuar si dhe aplikimet me mungesë dokumentacioni NUK do të pranohen. Në këto raste, aplikantët nuk do të pranohen në seksionin e vizave. Nëse ju nuk mund të paraqiteni në një takim, ju lutemi ta anuloni atë në kohë në mënyrë që t’i vihet në dispozicion aplikuesve të tjerë. Punonjësit e Ambasadës nuk mund të rezervojnë takime për ju, ndaj lutemi të mos bëhen kërkesa të kësaj natyre.

    Në link-et e posaçme, shtetas jo shqiptarë mund të regjistrohen në mënyrë të pavarur në sistemin e caktimit të një takimi në Ambasadë, me qëllim aplikimin për viza për qëndrime afatshkurtra (më pak se 90 ditë), jo për shtetas shqiptarë! (Koha e paraqitjes: të enjteve, nga ora 13.30 deri në orën 14.30) Pas rezervimit tuaj në sistem ju do të merrni automatikisht një konfirmim të takimit përmes postës elektronike (E-mail).

    Shtetasit shqiptarë duhet të regjistrohen në listë e cila është e ndarë në kategoritë e mëposhtme:
    – Bashkim familjar
    – Kartë blu
    – Punësim § 26 II,
    – Au-Pair
    – Kërkim të vendit të punës
    – Formim profesional
    – Punësimi si staf infermieror
    – Student
    – Bursant
    – Kurs gjuhe
    – Nxënës
    – Shkencëtarë
    – Vit social vullnetar

    Pas regjistrimit në listën e takimeve, do të merrni brenda 30 minutash një E-mail të parë me një numër reference dhe detaje të mëtejshme mbi procedurën. Një deri në katër javë pas regjistrimit, një e-mail i dytë do ju informojë mbi datën e saktë të aplikimit për vizë. Për shkak të kërkesave të shumta, në kategori të caktuara mund të ketë pritje deri në disa muaj. Ju lutemi të shmangni kërkesat për stadin e aplikimit. Ambasada përpiqet t’ju sigurojë datën më të afërt të mundshme. Ju lutemi të lexoni me kujdes informacionet në udhëzuesin e regjistrimit! Jeni të lutur të sillni të printuar konfirmimin e takimit së bashku me të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme (përfshirë kopjet) ditën e paraqitjes suaj në Ambasadë. Ju mund të anuloni vetë takimet dhe t’i rezervoni rishtas ato, deri maksimalisht 24 orë përpara takimit. Takimet e rezervuara nuk mund të anulohen brenda ditës apo me efekt prapaveprues; në një rast të tillë takimi mund të anulohet vetëm nëpërmjet Ambasadës.

    Viza për Gjermaninë
    Për të aplikuar për një vizë hyrjeje në Gjermani dhe shtetet Schengen ju nevojitet një datë dhe orë paraqitjeje. Përmes “Sistemit të caktimit të datës së aplikimit“, Ambasada është në gjendje të garantojë në mënyrë tërësore qarkullimin e publikut me rendin dhe sistemin e duhur. Kësisoj ju do të keni mundësinë për të rezervuar një datë/orar paraqitjeje të përshtatshëm për ju pa qenë nevoja të prisni më pas në radhë të gjata në Ambasadë. Përpara rezervimit të datës/orës së paraqitjes do t’Ju luteshim që fillimisht të lexoni me kujdes informacionet rreth procedurave të aplikimit për vizë. Këto informacione mund t’i gjeni në faqen e internetit të Ambasadës Gjermane në Tiranë www.tirana.diplo.de.

    Aplikimet e mangëta nuk mund të pranohen: dokumentacioni do të kthehet mbrapsht pa detyrime financiare dhe pas kësaj duhet rezervuar një datë/orë tjetër paraqitjeje. Jeni të lutur të rezervoni takimin vetëm në kategorinë tuaj përkatëse, pasi në të kundërt do të duhet t’Ju kthejnë mbrapsht. Prenotimi respektivisht rezervimi Juaj aktivizohet duke dhënë numrin e pashaportës së udhëtimit (jo numrin personal).

    Rezervoni vetëm një takim (jo disa) për ju personalisht dhe vetëm nëse konsideroni se do të paraqiteni realisht. Çdo aplikues duhet të ketë një datë/orë paraqitjeje të mëvetshme. Nëse e keni të pamundur të paraqiteni në datën/orën e caktuar, jeni të lutur ta anulloni takimin përmes linkut të bllokimit në konfirmimin e rezervimit. Kështu na ndihmoni për një planifikim më të mirë të takimeve, në mënyrë që të mund të caktojmë data/orare paraqitjeje sa më të afërta për të gjithë klientët tanë.

    Nëse e keni të pamundur të paraqiteni në datën/orën e caktuar, jeni të lutur ta anulloni takimin përmes linkut të bllokimit në konfirmimin e rezervimit. Kështu na ndihmoni për një planifikim më të mirë të takimeve, në mënyrë që të mund të caktojmë data/orare paraqitjeje sa më të afërta për të gjithë klientët tanë. Nëse e keni të pamundur të paraqiteni në datën/orën e caktuar, jeni të lutur ta anulloni takimin përmes linkut të bllokimit në konfirmimin e rezervimit për t’ua vënë në dispozicion aplikuesve të tjerë. Nëse një aplikues nuk paraqitet në datën dhe orën e rezervuar pa e bllokuar takimin, ai nuk do të ketë akses në sistem për një periudhë dymujore. Brenda kësaj periudhe nuk do të jetë i mundur rezervimi i një takimi tjetër.

    Në varësi të numrit të kërkesave, që në sezone të caktuara mund të jetë i lartë, mund të ndodhë që takimet të jenë rezervuar plotësisht apo duhet të rezervohen shumë kohë përpara. Nisur nga përvoja kjo ndodh kryesisht në periudhën maj deri shtator. Që të mund të ndërmerrni udhëtimin tuaj në kohën e duhur, do të rekomandonim të aplikonit për vizë në momentin më të parë të mundshëm: dorëzimi i aplikimeve mund të bëhet deri tre muaj para fillimit të udhëtimit. Rezervimin e takimit mund ta realizoni personalisht në mënyrë të thjeshtë e të shpejtë këtu. Ajo që ju nevojitet është vetëm akses interneti, p.sh. në shtëpinë tuaj, në vendin e punës, te një mik apo edhe te një person që gëzon mirëbesimin tuaj, ose qoftë edhe në një Internet Café. Caktimi i takimit është gratis. Por nëse dëshironi këtë mund ta kryejë edhe një person i besuar prej jush (p.sh. personi që ju pret apo partneri i biznesit tuaj në Gjermani etj.). Gjithsesi pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë duhet të paraqiteni domosdoshmërisht personalisht në datën/orën e rezervuar.
    Sot Dita e Informacionit rreth studimit dhe bursave
    Sot nga ora 10:00 deri më 16:00 do të zhvillohet në Qendrën e Informacionit të Bashkimit Europian në Pallatin e Kongreseve, Dita e Informacionit rreth studimit, bursave dhe praktikave në Gjermani dhe Austri. Gjatë gjithë ditës do të mbahen referate me tema të ndryshme rreth studimeve, kurseve të gjuhës, mundësive per bursa dhe aplikimeve per studime. Një numër i madh të rinjsh shqiptarë zgjedhin çdo vit Gjermaninë për të studiuar, ndërsa i lartë është edhe i numri i atyre që largohen për të punuar.
    Sigal